Nënkryetari i turoperatorëve për Report Tv: 70% më pak turistë për shkak të COVID! Mbyllja në orën 20:30 goditi dhe turizmin vendas!

28 Dhjetor 2020, 17:24| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 17:30

  • Share

TIRANË- Nënkryetari i turoperatorëve, Kliton Gërxhani në një intervistë për Report Tv tha se për shkak të pandemisë, turizmi është goditur në masën 70%.

Në një lidhje në skype me gazetaren Migena Sotiri dhe Eliza Gjediku, Gërxhani shtoi se orari i ri kufizues ka goditur edhe turizmin brenda për brenda Shqipërisë, një trend që nisi në verë, por që për shkak të masave të reja, zgjati pak.

"Të paktën 70% e turizmi ka munguar në xhiro dhe në numrin e turistëve, mund të kemi pasur 2 mln hyrje dalje, nga 6 mln sa janë raportuar, pra të paktën 2/3 e turistëve që mungojnë. Kemi një kufizim lëvizjesh e oraresh, nëse dikujt i thua do mbyllesh që në 8 në shtëpi, nuk ka turizëm, se nuk vijnë për të fjetur.(...) Edhe ky trendi që filluan të vizitonin vendet brenda Shqipërisë u godit nga ky orar, është një lloj turizmi shumë  sforcuar dhe i limituar në numër", tha Gërxhani.

Duke bërë një parashikim për 2021, ai e cilësoi si ideale nëse do të fillonte lëvizja në fund të pranverës.

"Ne jemi të varur totalisht nga vaksinimi që do bëhet brenda Shqipërisë dhe jashtë, flitet që ne do të vaksinohemi në fillim të vitit, por është një proces që nuk thuhet se kur do t mbarojë, kështu që besoj se do të zgjasë disa muaj, shpresa më e mirë është që në fundin e pranverës të kemi lëvizjes e para, në të kundërtën do kënaqemi vetëm në 6 muajt e dytë të viti, për të paktën të mos kalojë 2021 si 2020", përfundoi Gërxhani në Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dibran: 28/12/2020 18:12

    .....Pritni deri sa te ike kjo klere!!! pastaj, ju prape ne dore e keni.Nje pjate sallate me domate 22 euro! Nje kamarier paguhet 220 mije leke!!!1 Do ZOTI, ato qe kni vjedhur edhe ju ti nxirrni per hundesh! Jeni ne nje nivel me politiqiret shqiptare vrases dhe hajdute te panginjur!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?