Nënkryetari KLP, Alfred Balla për Report Tv: SPAK nis punën me 10 prokurorë

7 Shkurt 2019, 20:18| Përditesimi: 7 Shkurt 2019, 20:45

  • Share

TIRANË - Numri dy i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një intervistë për Report Tv shprehet se reforma në drejtësi u bë për të përshpejtuar hetimet dhe jo për t'i zvarritur ato e sipas tij më 21 shkurt SPAK do të nis nga puna. Duke argumentuar dhe arsyen se përse një ditë më parë ai votoi kundër zgjatjes me dy javë të kohës që u lihet prokurorëve për të garuar në SPAK.

Sipas Ballës, të luftosh korrupsionin nuk është më e vështirë se sa prokurorët dikur kanë luftuar bandat dhe grupet kriminale ndaj për të duhet të aplikohet pasi është një privilegj të qënit në SPAK. "Prokurorët nuk kanë pse të hezitojnë. Kjo sepse të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsionin nuk është më e vështirë se të hetosh bandat e armatosura, personat që kryejnë vrasje, grabitje me dhunë etj,. Prokurorët deri dje mund të stepeshin nga ideja që nuk kishte kush t'i mbronte. Tani është krijuar një organ Kolegjial prej 11 vetash dhe do jetënjë garanci shtesë e shtuar", thotë Balla.

Balla për herë të parë në Report Tv tregoi dhe godinën në të cilën do të ushtrojë detyrën KLP e cila pritet të jetë godina ë pamje e ndodhur pranë Fushës së Aviacionit Tiranë. Alfred Balla është ish-prokuror i Republikës dhe anëtarë i Shoqërisë Civile i zgjedhur si një ndër 11 anëtarët e KLP-së.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?