Vlora Çitaku

Kosova & Rajoni

Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?

31 Dhjetor 2024, 15:28| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 15:32

  • Share

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se nuk i ka vizituar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë, për shkak të formulave të shumtë që duhet mbushur.

Çitaku në rrjetin social ‘Facebook’, e ka quajtur këtë deklaratë të Kurtit “tallje pa krip”.

“Zot na ruaj! Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në SHBA – ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët”. Çfarë tallje pa krip, çfarë përbuzje dhe mungese e plotë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Turp”, ka shkruar ajo.

Kurti, ka thënë se ka qenë i interesuar për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë të Holandës si të akuzuar për krime lufte, por ka theksuar se nuk ishte i gatshëm të plotësonte të gjitha dokumentet e formularët.

“E kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente. Gjykata nuk ka transparencë, një këmbë brenda Kosovës, e një këmbë jashtë prej Kosovës.

30 milionë euro i kemi ndarë për mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, do të kisha preferuar që një avokat t’i mbronte të gjithë, por duket që kjo është e pamundur”, tha Kurti gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?