Nënprefekti i Kukësit: Pronarët nga Kina të kompanisë së kromit u larguan para vitit të ri kinez dhe s'u kthyen më! S'ka të prekur

24 Shkurt 2020, 13:05| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 15:18

  • Share

Masat ndaj koronavirusit janë përforcuar në pikat kufitare të qarkut Kukës, Qafë-Prush të Hasit dhe Qafë Morinë të Tropojës. Në këtë pika kufitare janë vendosur stafet mjekësore dhe 2 specialistë që bëjnë vëzhgimin e udhëtarëve që vijnë nga jashtë. Mjeku Enver Ngjeci është shprehur për Report Tv se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur raste të kalimit të personave me shenja të sëmundjes.

Ndërkohë mësohet se Doganën e Morinës ku ka një fluks më të madh të lëvizjes së udhëtarëve prej datës së nesërme do të ketë shërbim epidiomiologjik 24 orë.

Nënprefekti i Hasit Selman Geca ka deklaruar se në Kukës aktualisht nuk jeton asnjë shtetas kinez, ndërsa tregon se pronarët e një kompanie kromi në Kukës, me origjinë kineze janë larguar drejt vendit të tyre për të festuar vitin e ri kinez dhe nuk janë kthyer më.

"Që nga data 3 shkurt, në të gjitha pikat kufitare ka filluar shërbimi shëndetësor 24 orë për të evidentuar rastet e mundshme me koronavirus. Deri në këto momente nuk ka asnjë rast me koronavirus. Mjekët janë në gatishmëri kanë mjetet e nevojshme dhe po verifikojnë çdo rast. Urojmë të mos kemi raste të prekura. Ashtu si gjithë shqiptarët, ne kemi lëviz. Është një kompani e kromit me pronarë kinezë operon në Has. janë kthyer nga kina asnjëri prej tyre. Institucioni i prefektit është në gatishmëri. Ne kontaktojmë çdo ore dhe jemi të hapur për gjithçka", thotë Geca.


Lajmi kryesor:

Masat ndaj koronavirusit në kufi/ Një kinez në Shkodër, i 'pastër'! Qytetarët 'të guximshëm' drejt Italisë (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?