Pazari i vjetër i Pogradecit që sot nuk ekziston më por dhe shumë rrugica e ndërtesa karakteristike, piktori Anastas Kostandini, i njohur si Taso, i ka sjellë përmes vizatimeve.
Ekspozita e titullar “Nënqyteti” rizbulon shtresat e zbehura të qytetit, vendet e harruara, të ndryshuara apo të zhdukura por ende të gjalla në kujtesën e pogradecareve.
“E gjithë ekspozita është një himn për qytetin, për jetën e dikurshme, për jetën tonë, për traditat tona, për të gjitha shtresat e qytetit”, tha piktori Kostandini.
Janë 31 vizatime që Taso i ka realizuar, duke u bazuar në fotot e vjetra të Pogradecit dhe dokumentet historike.
“Nëpërmjet 31 vizatimeve, udhëtoj nëpër memorien time. Shpresoj që qytetarët të ndihen të emocionuar”, tha Kostandini.
Regjisori Mevlan Shanaj vlerëson se Taso i ka dhëne Pogradecit një dimension europian.
“I ka dhënë Pogradecit një shikim interesant, nuk duket si provincë, si një qytet që dijet për ne që e kemi vizituar ndër vite, por i ka dhënë një dimension qytetar”, tha regjisori Mevlan Shanaj.
“Nënqyteti” nuk është vetëm një ekspozitë por një projekt artistik digjital, të cilin e prezantoi kuratorja, Ledia Kosntandini, njëherësh e bija e piktorit.
Në uebsajtin “Nënqyteti.al” qytetaret dhe turistet mund te gjejnë guidën virtuale të 31 vendeve të vizatuara nga Taso.
“Nënqyteti.al” mbështetet nga projekti “Liqenet e Shqipërisë ", i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, që synon të riktheje historinë e qytetit liqenor përmes kujtesës, vëzhgimit të imët dhe rrëfimeve.
Komente
