Sport

Nënshkruan kontratë 2-vjeçare, Milani zyrtarizon trajnerin

19 Qershor 2019, 20:09| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 20:10

  • Share

Marko Xhiampaolo është zyrtarisht trajneri i ri i Milanit. 51-vjeçari nga Zvicra i ka dhënë fund aventurës me Sampdoria-n pasi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ‘djallin’. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Milanit që saktëson se Xhiampaolo do të fillojë punë nga 1 korriku.

Gjatë karrierës së tij si trajner Xhiampaolo ka zhvilluar 270 ndeshje në ‘Seria A’, ndërsa në total ka drejtuar 324. Ai gjithashtu në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Kaljari, Siena, Katania, Çesena, Brashia dhe Empoli, ndërsa kjo do të jetë aventura e parë në një ekip të madh.

Te Milan, Xhiampaolo zëvendëson Gatusso-n i cili sezonin e fundit e renditi skuadrën në vendin e 5 në “Seria A”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?