Odobescu dhe Hasani

Nënshkruan sot Planin e Veprimit për bashkëpunim mes dy vendeve, Hasani takim në Tiranë me Ministren e Jashtme të Rumanisë

14 Nëntor 2023, 18:17| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 18:26

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkë me Ministren për Punët e Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, nënshkruan sot Planin e Veprimit për bashkëpunim ndërmjet dy MPJ për vitet 2024-2025.

Plani i Veprimit synon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në 4 fusha kryesore: Rritja e dialogut politik dhe shkëmbimet mes dy ministrive; Integrimi në BE; Bashkëpunimi për NATO-n dhe politikën e sigurisë dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e çështjeve konsullore dhe menaxhimit të krizave.

Gjatë takimit Hasani - Odobescu, u zhvillua një shkëmbim i frytshëm mendimesh lidhur me zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për sa i takon bashkëpunimit rajonal, zhvillimeve në rajon, Evropë dhe më gjerë.  

Kryediplomati shqiptar shprehu mirënjohje ndaj homologes rumune për mbështetjen që Rumania i ka dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tonë, por edhe vendeve të tjera të rajonit në BE dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen.

Kjo është vizita e parë në Shqipëri e një Ministri të Jashtëm rumun, që prej vitit 2014.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?