Chiara Ferragni dhe Fedez

VIP & Spektakël

Nënshkruhet divorci! Merr fund martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez

11 Nëntor, 16:49| Përditesimi: 11 Nëntor, 16:52

  • Share

Martesa e Chiara Ferragni-t dhe Fedez ka përfunduar. Lajmin e kanë bërë me dije avokatët e ish-çiftit (Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci për Fedez, dhe Daniela Missaglia për Chiara Ferragni).

Ata janë shprehur se pas negociatave të gjata, çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes dhe divorcit të njëkohshëm, e cila do të depozitohet së shpejti në Gjykatën e Milanos.

Më pas gjyqtarët do të vendosin për divorcin përfundimtar brenda gjashtë muajve.

“Leone dhe Vittoria do të qëndrojnë me mamin dhe babin për afërsisht të njëjtat periudha, gjatë të cilave secili prind do të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga avokatët.

Ish-çifti janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?