Policia shqiptare do të ketë akses në gjithë databazën e ADN-s të shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe. Kjo marrëveshje u firmos në Londër nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologia e saj në Londër, Priti Patel.
Ministria angleze Priti Patel shkruan në Twitter se kjo marrëveshje ka për synim përshpejtimin e hetimeve penale.
“E lumtur që takova Bledi Çuçin këtë pasdite. Shqipëria është një partner kyç në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, nga migrimi i paligjshëm te krimi i organizuar. Sot ne nënshkruam një marrëveshje të re për të ndarë ADN-në mes forcave të rendit, për të përshpejtuar hetimet penale” shkruan Patel.