Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe kryeministri Edi Rama

Ekonomi

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë dhe Huasë me BERZH, 100 milionë euro për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave

11 Qershor 2021, 15:28| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 15:35

  • Share

U nënshkrua sot marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për ASD.

Të pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso. 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë fjalës së mbajtur tha se: “Firmosja e kësaj marrëveshje është përmbyllja e suksesshme e një procesi të gjatë bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë Shqiptare, ASD dhe BERZH. Linja e kredisë prej 100 milion EUR për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave është një shenjë besimi dhe mbështetjeje e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndaj ekonomisë shqiptare dhe institucioneve të sektorit financiar.”

Kjo linjë kredie, forcon skemën e sigurimit të depozitave dhe rrit besimin e publikut në sektorin bankar financiar. Gjithashtu rrit nivelin e mbrojtjes së depozituesve, duke përmirësuar nivelin e mbulimit si në nivel depozitash të siguruara, ashtu edhe në nivel institucionesh financiare, që janë pjesë e skemës së sigurimit.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje, BERZH po mbështet me një linjë kredie prej 100 milionë euro rritjen e sigurisë në sektorin bankar, me garanci të Republikës së Shqipërisë.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, është në pozita financiare të forta dhe kjo linjë kredie, dëshmon besimin e institucioneve ndërkombëtare, por njëkohësisht, tregon edhe kujdesin për përmbushjen ligjore të detyrimeve në mbrojtje të depozituesve dhe sistemit financiar.

Gjatë vitit 2020, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Banka e Shqipërisë kanë marrë masa mbështetëse për sektorin bankar me synim përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Nga ana tjetër Agjencia e Sigurimit të Depozitave duke iu përmbajtur gjithmonë objektivave të saj ligjorë ka ndërmarrë hapa në mbështetje të stabilitetit të sistemit bankar e financiar.

Linja e kredisë është një mekanizëm i njohur dhe i rekomanduar në fushën e sigurimit të depozitave. Këtë mekanizëm e kanë përdorur edhe vendet e rajonit dhe ASD ka përvojë në këtë drejtim.

Më tej, ASD ddo të asistohet edhe nga një program bashkëpunimi teknik prej 270,000 € i financuar nga Fondi i Bashkëpunimit Teknik të Luksemburgut (ODA) në përmirësim të kapaciteteve të institucionit.

Foto nga gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?