Osmani dhe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Nënshkruhet marrëveshja, Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën! Osmani: Më shumë mundësi bashkëpunimi mes vendeve

11 Janar, 09:35| Përditesimi: 11 Janar, 09:41

  • Share

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është ndarë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila thotë se është nënshkruar edhe marrëveshja me presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan thotë se është nënshkruar edhe marrëveshja.

Tashmë, shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Emirateve, duke përfshirë Abu Dhabin dhe Dubain.

“Falenderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkruan Osmani.

Nga data 1 janar shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë zonën Shengen. Edhe Spanja, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, ka njoftuar se vendimi për udhëtim pa viza aplikohet dhe për Madridin.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?