Nënshkruhet marrëveshja mes Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së dhe Kosovës

21 Shtator 2020, 20:05| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 12:41

  • Share

Në Kosovë është nënshkruar marrëveshja mes të kryeministrit Hotit dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

Firmosja ndodhi pak minuta pas mbërritjes së delegacionit amerikan në krye me emisarin Richard Grenell.

Emisari amerikan bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë erdhi në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

Hoti: Së shpejti nis zbatimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur pas takimit me të dërguarin Special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai Tha se kanë diskutuar për pikat e marrëveshjes e cila do të nis së shpejti zbatimin.

“Prezenca e tyre tregon seriozitetin e presidentit Trump e një marrëveshje e cila me plotë të drejtë po cilësohet historike’, tha Hoti.

“Kishim një bisedë të gjerë e të detajizuar për të gjitha pikat e marrëveshjes. E them me kënaqësi se do të lëvizim shpejt në zbatimin e marrëveshjes”, theksoi ai

“Është krijuar një momentum i ri ekonomik në rajon dhe bashkë me të do të lëvizim përpara. Kjo marrëveshje do të krijojë mijëra vende pune. Ne jemi angazhuar komplet si qeveri i kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe presim që të kemi zbatimin e plotë të marrëveshjes”, tha kryeministri.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur për median pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës.

“Përshëndetje nga presidenti Trump. Jam i bashkangjitur nga shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai ka sjellur një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se cfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëmëri zotimet. Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaci për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit”, tha ai.

Ora 20:25
Thaci dhe emisari Grenell nënshkruan deklaratën që garanton normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hahsim Thaci dhe i dërguari special për Kosovën ambasadori Grenell nënshkruan sot në Prishtinë deklaratën e përbashkët, e cila garanton normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklartatë të tij Presidenti Thaci përshëndeti nënshkrimin e kësja marrëveshje duke e quajtur historike.

“Kosova dhe SHBA-ja sapo nënshkruan deklaratën e përbashkët, e cila garanton normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për kontributin e jashtëzakonshëm në arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin Richard Grenell e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave. Shpreh mirenjohje të thellë për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së për liri, zhvillim ekonomik në Kosovë dhe paqe e stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor” shkruan Thaci. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?