Është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet. Kjo është bërë nën prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.
Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriç.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Berlin, përmes një postimi në Twitter.
“Duke ndodhur tani- ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiç dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo marrëveshje është një hap tjetër i arritjeve të Kosovës për zhvillim ekonomik.
Ai gjithashtu ka shprehur falënderime për Administratën Trump për përpjekjet e tyre në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Ambasadori Grenell të falënderoj për punën e shkëlqyer për këtë marrëveshje. Është një hap tjetër i arritur i progresit pas marrëveshjes së linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende të punës, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.
“Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe Administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe viti punojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tonë”.
Nënshkrimi në Mynih i marrëveshjes vjen vetëm pak ditë pas marrëveshjes së arritur në Berlin për rifillimin e fluturimeve komerciale Prishtinë-Beograd me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Emisari special i Trump, pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, tha se dy palët dëshirojnë normalizim të marrëdhënieve në rrafshin ekonomik dhe se
“Synimi i presidentit Trumpit është të shfrytëzojë ekonominë për të çuar përpara proceset politike mes Prishtinës dhe Beogradit.
Dje sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe ditë më parë Grenell, i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe duke mos e kushtëzuar atë me parimin e reciprocitetit.
Edhe pse Kurti ka thënë se nuk do të lë boshllëk mes taksës dhe reciprocitetit dhe se nuk do ta heqë të parën, pa vënë të gjitha masat ndaj Serbisë, njëjtë sikur shteti serb i ka vënë ndaj Kosovës, ende nuk është e qartë se si ai do të reagojë pas këmbënguljes amerikane
Përmes një reagimi në Twitter, ambasada amerikane në Berlin, ka thënë se marrëveshje për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.
Richard Grenell ka shkruar se falë direktivave të qarta të Presidentit Donald Trump janë arritur edhe marrëveshjet sot në Mynih.
“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonimike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar Emisari Special i Presidentit Trump në Twitter.
Albini gaboi,se sipas hiarkise,Presidenti mund ta therret Kryeministrin,Jo kryeministri Presidentin.Lereni synimet e kryeneqesise primitive,pak edhe naïve e poshtruese,Hashimi eshte nenshkruesi I gjitha vendimeve e marreveshjeve, per e rreth Kosoves, qe nga Rambujeja e deri sot.
PërgjigjuMos!!!! Nuk ka mundesi,pa njohur kosoven te pavarur,pa njohur krimet serbe,te firmoset levizja e lire! Pa u bere mega shengeni Shqiptar,te behet mini shengeni bashkim vllazerim nderzim jo jo nuk e besoj!.
PërgjigjuHashimi vrapoi para se të takohej dhe konsultohej me Albinin për ta nënshkruar tradhëtin e radhës ...!!!