Nënshkruhet marrëveshja/ Parku arkeologjik i Durrësit do menaxhohet nga privati

9 Qershor 2020, 20:34| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 20:39

  • Share

DURRËS- Ministrja e Kulturës ElvaMargariti dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan në Amfiteatrin e Durrësit memorandumin e mirëkuptimit për hartimin e një Plani Menaxhimi të Integruar, që do implementohet për 7 vjet në zonën arkeologjike A dhe krijimin e TID Durrësit. Margariti tha se ky projekt që po merr jetë pas dëmtimit që shkaktoi 26 nëntori i vitit 2019, por që ka në fokus zhvillimin arkeologjik, ekonomik edhe kulturor të zonës.

"Kemi ndërrmarë bashkë me qeverinë shqiptare një tjetër hap të rëndësishëm së fundmi. Tashmë kemi miratuar vendimin e Këshillit të Ministrave  që përcakton dhe se si do të mund të bëhet strehimi post tërmet në një zonë arkeologjike dhe plani i menaxhimit është një viizon ende më i madh që do të ketë në thelb edhe këtë hap të parë e të rëndësoshëm që do e zhvillojmë së bashku", tha Margariti.

Sa i përket angazhimit të ekspertëve ndërkombëtarë edhe atyre vendas në këtë projekt, ministrja e Kulturës, shprehet e hapur për bashkëpunim.  

"Patjetër që do kemi nevojë për ekspertë, patjetër që mirëpresim të gjithë njohuritë e ekspertëve të huaj, partnerë të ndryshëm të huaj janë ofruar për të na dhënë ndihmën e tyre, gjithashtu kemi ekspertë shum ëtë mirë lokal, të cilëve iu është shtrirë dora dhe në një sërë hallkash të ndryshme që kemi filluar jamë e bindur që do të gjejmë një sinergji shumë të mirë", përfundoi ministrja.  

Ndërsa, Martin Mata, e cilësoi një dëshirë të kahershme, që vjen pas 8 bashkëpunimeve të tjera, të Fondit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim në Shqipëri.

"Është e vërtetë që ne mendohemi shumë para se të hyjmë në një nga investimet tona. Durrësi ka qenë herët në listën e punëve tona, koha e solli që të vijmë aty, sebep për ta përshpejtuar dhe për të rritur dëshirën u bë tërmeti, amfiteatri është perlë dhe Durrësi ofron një model që fondacioni e ka bërë jo pa sukses në rreth 8 zona të tjera të Shqipërisë", tha Mata.

Gjatë diskutimit ishin të pranishëm edhe banorët, që shtëpitë e tyre i kanë të ndërtuara në Amfiteatrin e Durrësit. E sipas tyre, shtëpitë nuk kanë asnjë dëmtim nga tërmeti.

"Të vish tani me mua të shikon shtëpitë tona nuk janë dëmtuar fare nga tërmeti dhe nuk ka pse drejtori duhet të vinte dhe të thoshte "janë në rrezik shembje, i zë njerëzit brenda", kur aty të gjithë pallatet kanë ardhur te ne. Të lutem verifikojeni këtë", tha banorja. Në përgjigje të saj, ministrja u shpreh: "Patjetër ka organe, siç thashë, që ndërmarrin hapat e tyre, Instituti i Ndërtimit, por jo vetëm, çdo kush nga ne kanë një detyrë specifike për të çuar përpara të gjithë planin e zhvillimit të zonës".  

Plani i Menaxhimit të zonave arkeologjike në zonët A dhe B në Durrës është i dyti i tillë, pas atij të Butrinit, që realizohet pas ligjit të ri të Trashëgimisë, që i hap rrugë menaxhimit të siteve arkeologjike nga fondacionet.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 03/07/2020 20:07

    Shtepite e Rruges Tregetare Jane Trashegimi Kulturore me vete! Ato shperfaqin unicitetin dhe identitetin e qytetit te Durresit! Fondacioni American duhet te kontribuoje per ti mireruajtur ato!

    Përgjigju
  • ylli: 11/06/2020 18:07

    TE gjitha shtepite rreth amfiteatrit duhen prishur dhe te vihet nen varesine e monumenteve te kultures....nuk ka pune aty privati…….

    Përgjigju
  • Tani shkoder: 10/06/2020 08:35

    Do manaxhohet njesoj si syri i kalter ne sarande apo kalaja e rozafes etj etj qe jan nje rrumpall!

    Përgjigju
  • Lui: 09/06/2020 20:51

    Pasuri kulturore kombetare qe menaxhohen nga privatet vetem ketu ndodh. Si mund t’i jepet privatit nje pasuri qe ka te beje me kulturen dhe identitetin e nje kombi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?