Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, Rama: Garanton të kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve

31 Mars 2023, 10:43| Përditesimi: 31 Mars 2023, 11:22

  • Share

Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërsa thekson se Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Sipas Ramës, marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/04/2023 00:43

    Edhe pensioni special i te qenit //bullgar// hyn ne kete marreveshje?! Enderrat me /Shen Stefane/ vazhdojne akoma ne Bullgari,ashtu si ato me /Vorio Epir/ ne Greqi!

    Përgjigju
  • Lala: 31/03/2023 15:25

    Zoterinj sufllaqexhinj ...per dijeni .Tani do shtohen edge bullgaret Si minoriteti "grek" per 300euro plus.

    Përgjigju
  • Jetmir: 31/03/2023 13:16

    Dhenia e ndryshme e pensioneve eshte nje lajm shume i mire per keta emigrante qe jetojne ne Bullgari

    Përgjigju
  • Bjordi: 31/03/2023 13:11

    Emigrantet qe jetojne jashte e meritojne qe tju njihen sigurimet shoqerore sepse eshte nje plus i madh per ta dhe krijon shume lehtesira

    Përgjigju
  • Mondi: 31/03/2023 13:07

    Sigurimet shoqerore jane gjeja me e rendesishme per emigrantet ku e meritojne plotesisht qe tju njihen

    Përgjigju
  • Ona: 31/03/2023 13:06

    Nga marredheniet e mira qe keni mbajtur me vendet e tjera ,kemi dhe keto marreveshje per te mire te qytetarit

    Përgjigju
  • Klea: 31/03/2023 13:05

    Marreveshje shume e mire e cila tashme do i lehtesoje edhe me shume njerezit qe punojne ne Bullgari dhe anasjelltas

    Përgjigju
  • joni: 31/03/2023 12:21

    super gjithmkn e me shuem ne suport te qytetarve

    Përgjigju
  • Luan Abazi: 31/03/2023 11:22

    Me shume shtete te tjera diskuton dhe arrin te beje marreveshje Shqiperia e mburret duke e reklamuar me te madhe kete.Dhe mire ben e meriton respekt per kete. Por vetem me Greqine ngec si peshku ne rrjete. E cuditeshme eshte se si zoti Rama nuk thote nje fjale publikisht dhe per diskriminimin social dhe ekonomik te pensionisteve shqiptare ne Greqi qe jane shume me teper se shqiptaret ne Bullgari, Zvicer,Gjermani apo dhe ne shtete te tjera te marra se bashku. Shteti "mik" Grek diferencon dhe diskriminon me ligj shqiptaret ne greqi me ligjin e famshem 4387/16 per pensionet te qeverise se meparshme "te majte" ,por me xhep te djathte greke dhe qe e zbaton per shtate pale qejfe dhe qeveria e sotme greke e zotit Micotaqi, qe eshte ne kete fushe kunder shqiptareve , duke ndihmuar vetem "Vorioepirotet" dhe i detyron te rrojne nen nivelin minimal te jeteses.Vjet vendosi qe te ashtuquajturve vorioepirote tu akordoje pensionin e plote kombetar prej 384 eurosh, edhe pa punuar fare, kurse shqiptareve ,me apo pa kombesi greke edhe pasi kane punuar me siguracione mbi 15 vjete u jep ne total nen 384 euro, pensione rreth 360 euro gjithsej, si ne asnje vend tjeter europian,duke mbajtur keshtu lart flamurin e racizmit ndaj qytetareve te tyre me origjine jo greke dhe duke u shpallur keshtu kampione te racizmit e diskriminimit social brenda BE-se.Kjo eshte politika sociale , e drejte si draperi e "Europianit kryeminister" Micotaqi qe i sheh shqiptaret si beu i dikurshem maje kalit...argatet e tij dhe i trajton si qytetare te dores se dyte ne nje shet qe mburret si askush tjeter se eshte shtet europian,anetar i BE-se. Cudia me e madhe eshte se edhe pse marrredheniet me kete kryeminister "mik" te shqiperise konsiderohen publikisht si te "shkelqyera"?! (Kete vetem zoti Rama e di se si mund te jene te tilla kur bashkekombesit e tij ne Greqi prej 30 vjetesh trajtohen ne menyre te tille...) zoti Rama dhe qeveria shqiptare nuk e hap gojen dhe e anashkalon kete ceshtje jetike per mijera shqiptare qe kane dale ne pension pas vitit 2016 me kete ligj dhe do te vazhdojne te dalin deri ne vitin 2030 e me pas,kur sejcili prej shqiptareve te kete dokumentuar banimin ne greqi prej 40 vjetesh.Ne te kundert do perfitoje pension minimal te cunguar prej rreth 350 eurosh,kur dhe asistencat sociale ne Greqi jane e do jene dhe me te larta se 400 euro,aq sa zoti Micotaqi jep bulbuar kur shkon ne ndonje taverne per te ngrene! Ky eshte turpi me i madh si per Micotaqin ashtu dhe per kryeministrin tone "mik" te tij e te shtetit Grek ,por me goje te mbyllur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?