Dua Lipa dhe Erion Veliaj

‘Nënshtetësia e Dua Lipës është marketing’, Einxhel Shkira e revoltuar, bën kërkesën publike për DJ Dagz: Ja si duhet të trajtohen kosovarët

29 Nëntor 2022, 15:49| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 15:51

  • Share

Në virgjile të 110 vjetorit të Pavarësisë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj.

Mirëpo kjo gjë edhe nuk qenka pritur mirë nga moderatorja, Einxhel Shkira. Përmes një postimi në Instagram, Einxhel u shpreh se çdo shqiptar i Kosovës duhet të ketë një pasaportë shqiptare.

Më anë të një postimi në InstaStory, moderatorja shprehet se motrat dhe vëllezërit nga Kosova trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabave. Sipas saj e gjithë kjo ishte vetëm për marketing pasi Dua do të përdorë pasaportën britanike kur të udhëtojë.

“Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nëse i jepej pasaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion passaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!

Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësis të krijon lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ket sa për simbolik se me pashaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë”.- shkroi Einxhel.

Postimi i Einxhel në Instagram

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?