Ervin Salianji tha se do mirëpres çdo propozim që do i bëhet nga PD në struktura, por për të nuk kanë rëndësi funksionet, por pasioni për të bërë opozitë.
Eksperiencën e tij 9-mujore në qelitë e Fierit ai do e përshkruajë edhe në një libër që do publikojë dhe që tha se do ketë fakte të papublikuara më parë, ku do shpjegojë edhe se si u dënua nga qeveria e Edi Ramës dhe njeriu që ai vuri në krye të reformës në drejtësi, që të hakmerrej për inate personale.
“Duke qenë se kam pasur mundësi të merrem edhe me të shkruar, do botoj edhe një libër, ku do ta publikoj dhe do jap të papublikuarën më parë. Ajo që dua të them është se nuk ka askush tjetër, edhe nëse duam, nuk ka as forcën as kapacitetin që t’i bëj dëm dikujt tjetër në PD, ky dënim është ekskluzivisht i kryeministrit, i Partisë Socialiste, i atij që ai vuri për të bërë reformën në drejtësi. Imagjinoni të bësh reformë në drejtësi duke vënë një njeri në krye për të bërë reformën në drejtësi dhe ai gjëja e parë që bën është të nxjerrë inatin personal, meqë i është denoncuar trafikanti i drogës”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Pas lirimit, Salianji kërkon 'ndryshim' të PD-së: Të gjejmë zgjidhje për të larguar regjimin! Në seli s'e pret asnjë nga drejtuesit (VIDEO)
A.Q/I.M/ReportTv.al
