Nëntoka e Durrësit vazhdon të surprizojë arkeologët vendas dhe të huaj me thesaret që ajo nxjerr. I vetmi vend ku në një sipërfaqe të vogël, janë zbuluar dy mozaik me karaktere të ndryshme, vazhdon të zbulojë më shumë për një histori të paktën 1900 vjeçare.
Mozaiku i gjetur më herët gjatë vitit 2023, është duke u zbuluar në mënyrë më të plotë nga arkeologët dhe grupet e specialistëve të cilët duhet të punojnë me mjete mjaft të vogla si furcat dhe gërmimet bëhen në mënyrë specifike që të mos dëmtohet asnjë pjesë e mozaikut.
Mozaiku i cili u bë shkak për identifikimin e vilës romake dhe fillimin e gërmimit arkeologjik, duket të jetë i ruajtur në një sipërfaqe të madhe të tij. Ndërkohë që akoma nuk është i qartë funksioni i këtij ambienti, mund të thuhet me siguri që është një mozaik i rrallë dhe shumë cilësor, që lë vend për sugjerimin se investimi për ndërtimin e vilës duhet të ketë ardhur nga individ të rëndësishëm të perandorisë romake.
Ky mozaik, është i punuar në formë qilimi, me tesera guri në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, tipike për periudhën midis shekujve I p.e.s-deri II e.s. Dekorimi i tij është kryer me motive gjeometrike dhe floreale ku përmendim panelin qendror me motive hexagonale ose ndryshe me hojza bletësh, dhe një fashë ngjitur me pragun prej mermeri i cili është kompozuar me roseta dhe motivin e mburojave dyshe që qëndrojnë në shpinë më njëra-tjetrën.
Me rëndësi është fakti që mozaikët me këto motive në perandorinë romake janë të përhapura kryesisht në Itali si në Pompei ose Ostia dhe shumë rrallë në lindje. Shfaqja e këtij mozaiku në Durrës tregon për lidhjet e ngushta ekonomike, kulturore dhe shoqërore me fqinjët përballë qytetit.
RUAJINI,,SE KETO JANE KRYEVEPRA BOTERORE....MOS NDERTONI PALLATE NE DURRES,,MOR JU VRAFTE PERENDIA...
Përgjigju