I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim të yjeve për muajin Nëntor. ”Muaji Nëntor nuk mund të krahasohet as me vitin, pasi do jetë një muaj ndryshimesh në çdo aspekt” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se ndikon shumë Hëna e re në Akrep ndaj vjen dhe kjo periudhë. ”Duke filluar nga 1 nëntori, deri më 25 mars të 2025, do ndodhin gjëra që nuk i kemi parë këtu e 30 vite” shtoi ai, duke nënvizuar se në këtë kohë do të kenë probleme oligarkët apo dhe politikanët. Astrologu Pulla dha dhe një paralajmërim për të gjitha shenjat, që të kenë qetësi dhe të jenë me këmbë në tokë. Shumë padrejtësi që janë bërë, Hëna në Akrep i ndriçon dhe i zgjidh, dhe shenjat e ujit dhe shenjat e tokës do të kenë ndikime shumë të mira.”Disa do ndryshojnë punë, disa të tjerë do merren me kreditime për të hapur një biznes, pra do të kemi ndryshime të pritshme” theksoi Jorgo Pulla, duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut.
Dashi
Hëna e re nis me shenjën e Dashit, kjo do të thotë fuqi dhe duhet përdorur zgjuarsia për të zgjidhur situata.Veç guximit, duhet dhe të mendosh para se të veprosh për këtë shenjë. Kujdes, disa çështje të vjetra dalin në sipërfaqe! Në fushën e dashurisë, disa takime apo flirtime është mirë që të mos ekspozohen. Dashi duhet të ketë shumë kujdes për disa çështje që lidhen me familjen.
Demi
Kontradiktat familjare mund të rregullohen. Demi gjithmonë shikon punën dhe familjen, por nuk duhet të neglizhojnë shëndetin e tyre. Në lidhje me financat, duhet të kujdesen që të mos harxhojnë, pasi mund të prishin disa ekulibra. Disa keqkuptime do të rregullohen në këtë periudhë. Sa i takon dashurisë, duket se shenja e Demit është në rrugë të mbarë.
Binjakët
Janë shumë vigjilentë dhe plot me mundësi dhe kjo ndodh deri më datën 22 nëntor. Duhet të kenë kujdes çfarë firmosin, pasi mund të kenë probleme në lidhje me punën e tyre. Në çështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë me Dash dhe Peshk, dhe duket se janë perfekte.
Gaforret
Fillimi i muajit për Gaforret është mundësi, do të zgjidhin probleme të mëdha që kishin kohë që ishin shfaqur. Duhet të kenë kujdes për gjërat që kanë firmosur apo vulosur, pasi vjen ky moment ku gjërat dalin në sipërfaqe. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash, Peshore dhe Peshk janë perfekte dhe kanë mundësi shumë të mira për të arritur në finish.
Luani
Motoja e Luanit për këtë muaj është “Guxim-Pretendim” dhe patjetër Udhëtim. Mund të kenë disa shtyrje që janë për të mirën e tyre, por çdo gjë do shkojë mirë për ta. Luanët tani janë përpara një ndryshimi të madh. Një padrejtësi që i është bërë Luanëve, e fitojnë me shumë siguri. Do të vijë momenti ku çdo pikë djerse dhe mundi i hedhur do të vlerësohet. Sa i takon fushës së dashurisë, lidhjet me Akrep dhe Bricjap janë perfekte.
Virgjërësha
Duket së Virgjëreshat lidhen shumë me familjen në fillim muaji dhe janë fokusuar shumë në çështjet ekonomike-financiare. Mund të kenë një largim nga puna, pasi kanë gjetur një vend tjetër ku u jepet një mundësi e artë. Për ata që janë beqarë/e, do të gjejnë njeriun e tyre të zemrës. Ata që aplikojnë për llotari, tani e kanë një mundësi të artë që t’a fitojnë. Në dashuri lidhjet shkojnë deri në martesë.
Peshorja
Pak stres dhe tension për shenjën e Peshores. Kanë kohën më të mirë tani për të zgjidhur gjërat e tyre në lidhje me punën. Mund të kenë një rritje në detyrë apo ngritje page aty ku punojnë. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, kanë patur një problem me Ujor, por do e zgjidhin, si dhe me Binjak. Është momenti më i mirë i mundshëm për të stabilizuar punën e tyre.
Akrepi
Është shenjë që konsiderohet këtë muaj në vendin e parë. Hëna e re pastron, rregullon, stabilizon jetën e Akrepit. Është koha më e mirë e mundshme për ndryshime, por duhet të jenë të vëmendshëm. Në dashuri duhet të kenë kujdes, pasi mund të kenë ndarje.
Shigjetari
Duhet të mbajnë mend Shigjetarët dy gjëra kryesore për këtë muaj: dashurinë dhe familjen. Të palidhurit kanë një mundësi të artë tani, pasi mund të gjejnë zemrën, ndërsa familjen nuk duhet t’a lënë pas dore si shkak i punës së tyre. Gjithashtu, kanë një mundësi shumë të mirë në lidhje me një ndryshim të artë që do të kenë. Duhet të mos firmosin asnjë dokument pa u konsultuar paraprakisht.
Bricjapi
Do të përfitojnë nga mundësitë e reja që do u jepen përgjatë këtij muaji. Të gjitha padrejtësitë që u janë bërë Bricjapëve, duket se tani shkojnë në vendin e tyre dhe zgjidhen, veçanërisht në fushën e punës. Gjithashtu, nuk do mungojnë dhe paratë e pa marra. Disa pengesa duket se do të kalohen lehtësisht pa probleme.
Ujori
Do jenë fitimtarë në lidhje me mosmarrëveshjet. Por, duhet të kenë kujdes se çfarë do të firmosin në këtë periudhë. Kjo javë është pak e vështirë për Ujorët në lidhje me karrierën, por më pas duket se gjërat normalizohen. Marrin një dokument të papritur dhe në anën e dashurisë kanë ndikime favorite të pritura.
Peshqit
Duhet të vendosin kufij aty ku ata duan, kërkojnë dhe ëndërrojnë. Puna, karriera dhe profesioni kanë patur shumë ankth, por vjen një moment që tani gjërat qartësohen. Peshqit janë intuitivë dhe e dinë ku do të shkojnë. Disa keqkuptime që mund të kenë do sqarohen, edhe pse janë me të drejtën e tyre. Në çështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata me Dash, Peshore, Shigjetar kanë ndikime tepër favorite.