Nënvarianti BA.2 i COVID që po qarkullon në Europë, epidemiologu për Report Tv: Çështje kohe që të mbërrijë në Shqipëri!  Simptomat njësoj me Omicron, por më i transmetueshëm

29 Mars 2022, 12:35| Përditesimi: 29 Mars 2022, 12:58

  • Share

Pandemia e COVID nuk ka përfunduar dhe është vetëm çështje kohe par ase nënvarianti i ri BA.2, i përhapur në Europë dhe Rajon, të mbërrijë në Shqipëri. Kështu deklaroi epidemiologu Artan Simaku në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musai.

Epidemiologu u shpreh se BA.2 ka simptoma të njëjta me variantin e mëparshëm Omicron, por theksoi se transmetueshmëria e këtij nënvarianti është shumë më e lartë.

Ai theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit për parandalimin e infektimit dhe respektimin e masave anti-COVID që janë ende në fuqi, distancimi social dhe mbajtja e maskës.

"Nënvarianti BA.2 nuk ka dyshime të qarkullimit në Shqipëri, por sa kohë po qarkullon ën vendet e rajonit, është e pritshme që në javët në vijim të qarkullojë edh enë Shqipëri. Situata paraqitet në trend në rënie, por pandemia nuk ka përfunduar. Eksperienca tregon çdo ditë e më shumë rëndësinë  e vaksinimit për parandalimin e infektimit dhe uljen e numrit të rasteve. Është shumë e rëndësishme dhe doza përforcuese. Vaksina ofron mbrojtje edhe ndaj varianteve të reja edhe variantit BA.2. Simptomat e këtij varianti janë të njëjta me ato të Omicron. Janë shumë të lehta se variantet e mëparshme. Nga OImicron dallon nga transmetueshmëria më e lartë, është disa herë më i transmetueshëm, ndërsa shenjat janë të njëjta nga ana klinike. Masat që janë në fuqi duhet të respektohen nga popullata", tha ai.

I pyetur se çfarë na pret në verë në lidhje me situatën epidemiologjike, Simaku u shpreh se mund të ketë një rritje të lehtë të numrit të infeksioneve, si pasojë edhe e fluksit të shtuar të udhëtarëve, por theksoi se kjo nuk do të jetë një rritje shqetësuese.

"Në verë mund të kemi një rritje të lehtë të numri të rasteve pasi pritet edhe një fluks i lartë i numrit të udhëtarëve, por jo rritje shqetësuese. Theksoj dhe njëherë rëndësinë e madhe të vaksinimit", theksoi epidemiologu.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?