Nepal – Në Katmandu kanë shpërthyer protesta të fuqishme kundër qeverisë së vendit, ku nëpër rrugë kanë dalë qindra protestues.
Këta të fundit janë përleshur me policinë dhe u kanë vënë zjarrin disa ndërtesave.
Parlamenti i vendit është djegur nga demonstruesit. Ndërkohë, Kryeministri KP Sharma Oli dha dorëheqjen pas protestave të dhunshme kundër korrupsionit në rritje në vend.
Dorëheqja e tij erdhi pasi 22 protestues mbetën të vrarë dhe 400 të tjerë u plagosën nga forcat e sigurisë gjatë demonstratave të dhunshme.
Sapo protestuesit mësuan lajmin për dorëheqjen e Kryeministrit, ata shfaqën gëzimin e tyre brenda Parlamentit që i kishin vënë flakën.
Ata mbanin pankarta në duar, teksa nga godina e Parlamentit dilte tymi i flakëve.
"Ne fituam", shkroi një protestues me shkronja të mëdha në murin e godinës së Parlamentit.
Disa orë më vonë, pati një tjetër zhvillim dramatik. Gruaja e ish-Kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal, ka ndërruar jetë pasi u dogj e gjallë kur shtëpisë së saj ju vendos flaka gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare .
Shumë ndërtesa qeveritare dhe shtëpi të politikanëve u sulmuan dhe u dogjën.
Demonstratat në Nepal konsiderohen si "Revolucioni i Gjeneratës Z". Të paktën kështu e ka quajtur shtypi ndërkombëtar.
Protestat në Nepal nisën pas një vendimi të qeverisë së Kryeministrit të dorëhequr për të ndaluar rrjetet sociale në vend, që ngjalli zemërim dhe pakënaqësi te qytetarët, por edhe korrupsioni dhe problemet ekonomike të mbartura ndër vite, e sidomos mungesa e alternativave të punësimit për të rinjtë, ishin arsyet e vërteta.
Foto: Protesta në Nepal
Kur Nepali ndaloi platformat kryesore të mediave sociale, përfshirë Facebook-un, javën e kaluar, duke cituar një valë lajmesh të rreme, aktivistë si Sandip e panë këtë si një përpjekje për të heshtur lëvizjen e tyre në rritje online kundër korrupsionit.
Të vënë në veprim, ata iu drejtuan aplikacioneve ende të aksesueshme si Viber dhe TikTok për të mbledhur mijëra njerëz, duke zhvilluar protesta që lanë të paktën 22 të vdekur dhe në fund e detyruan kryeministrin KP Sharma Oli të largohej nga detyra sot.
Suksesi i tyre erdhi 13 muaj pasi protesta të ngjashme të udhëhequra nga të rinjtë në Bangladeshin fqinj e detyruan Sheikh Hasinën të largohej, e cila kishte qenë kryeministre që nga viti 2009.
Sandip, një influencues në mediat sociale tha se kishte bërë disa thirrje online, disa prej të cilave duke përdorur rrjete private virtuale për të shmangur ndalimin, por nuk kishte pritur që kaq shumë njerëz të dilnin në rrugët e kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, dhe gjetkë.
"Çdo qytetar i Nepalit ka mbaruar së qeni me qeverinë e korruptuar të Nepalit", tha 31-vjeçari, me banim në distriktin Lalitpur pranë kryeqytetit.
"Zemërimi kundër kësaj qeverie kishte filluar të ziente prej shumë muajsh, por thirrja për këtë protestë ishte shumë spontane."
Transparency International e rendit Nepalin në vendin e 107-të nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke theksuar sfidat e vazhdueshme të qeverisjes. Aktivistët e rinj thanë se zhgënjimi me pabarazinë dhe mungesa e mundësive për punë luajtën gjithashtu një rol./Reuters
Gruaja e ish-Kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal, ka ndërruar jetë pasi u dogj e gjallë kur shtëpisë së saj ju vendos flaka gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare që kanë përfshirë vendin, raportojnë mediat rajonale.
Ndërtesa e parlamentit të Nepalit, si dhe shtëpitë e disa liderëve politikë, janë djegur gjatë trazirave që e kanë zhytur vendin në një krizë të thellë.
Protestat, të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë, shpërthyen me forcë pasi qeveria ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale.
Megjithatë, shkaktarët kryesorë të pakënaqësisë mbeten korrupsioni i përhapur dhe mungesa e mundësive për të rinjtë.
Komente
