Celta Vigo barazoi 1-1 kundër Sevilla për javën e 12-të në La Liga. Ndeshja në stadiumin "da Balaidos" nuk kaloi pa polemika, me vendasit që u nervozuan me arbitrin Hernandez. Te Vigo pretendonin një penallti në fundin e lojës, teksa kryesori nuk u konsultua me VAR.
Kapiteni i Celtas, Iago Aspas, i ndërruar minuta më parë dhe gjendur në stol, nga nervat hodhi në tokë monitorin e VAR-it.
Pak minuta pasi shfryu zemërimin, Aspas iu përgjigj pyetjeve të DAZN dhe tregoi inatin: “Kam parë atë që kanë parë të gjithë. Javën e kaluar na ndodhi në Girona dhe është e njëjta gjë. Duket se sa herë që nxjerrim kokën nga zona e ftohtë duan të na zhytin më thellë. Me gjithë atë që na kanë borxh, ne duhet të jemi pothuajse në Ligën e Kampionëve. Çfarë do të shihni nga VAR? Intensiteti i një kapjeje kur e shihni se kapja është shumë e qartë? Epo, ne do të përpiqemi të vazhdojmë, nëse na lejojnë dhe do të fitojmë në San Mamés. Dhe nëse jo, atëherë do të mbetemi me fytyrën e sotme", tha 35-vjeçari që ka luajtur edhe me Spanjën.
Vigo vuan një sezon jo të mirë, pasi gjendet në tre skuadrat e fundit të renditura në tabelë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Girona fiton 2-4 dhe e gdhin e para në La Liga, Barcelona mund Sociedadin në 'frymën e fundit'
S.Dh/ReportTv.al