'Nëse bëhet vetting, 30% e avokatëve nuk janë më', Idajet Beqiri: Kanë ndërruar emrat, janë marrë me trafiqe qëniesh njerëzore

4 Qershor, 19:56| Përditesimi: 4 Qershor, 20:46

  • Share

Avokat Idajet Beqiri foli në Frontline Intervieë në Report Tv me Marsela Karapançon, ku komentoi dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesit dhe bojkotin e Dhomës së Avokatisë. Sipas Beqirit, dhuna ndaj Mëngjesit si një akt barbar vjen pasi profesioni i avokatit nuk është vlerësua në vendin tonë ashtu si ai i gjyqtarëve apo prokurorëve.

'Është një akt barbar kundër drejtësisë. Sepse avokatët janë në sistemin e drejtësisë. Për fatin e keq konstatojmë që avokatia nuk është trajtuar si institucion i drejtësisë dhe kjo duket në të gjitha aspektet jo vetëm në raport me qytetarët, çfarë raporti ndërtohen në të tjera. Këto 30 vite gjyqtarë dhe prokurorë nuk i kanë qejf avokatët dhe rekomandonin palëve avokatëve.

Në të tillë situatë avokatia mori një shtrembësi dhe ishte e vështirë që i ndershmi dhe i përkushtuar mbi ligjin u bënë të rrallë. Është vendim i drejtë. Sepse nuk është problem çfarë i ndodhi kolegut tonë si akt barbar. Kemi mjaft plagë të tjera të rënda. Të cilat drejtësia, policia gjyqësori nuk po i zbulon. Janë bërë vrasje makabër.

Është vrarë kreu i avokatëve. Nuk dimë vrasësin e tij. Kanë kaluar 20 vjet. Kemi avokatë të tjerë të vrarë. Drejtësia nuk e ka bërë punën e vet. Vandalët si këta që bën krimin ndaj avokat Mëngjesit, ka patur dhe më parë që i kemi denoncuar. U prek një gjyqtar avokat, janë vepra të cilësuara dhe nuk bëhet i njëjti trajtim si me gjyqtarin apo prokurorin.'

Sakaq, Beqiri shton se çdokush në Shqipëri ka nevojë për vetting dhe jo vetëm avokatët, por shumë prej tyre nëse i nënshtrohen një procesi të tillë duhet të lënë profesionin pasi nuk justifikojnë pasuritë që kanë.

'Në këtë vend kemi të gjithë nevojë për vetting. Që nga qytetari i thjeshtë, e deri tek politikani i lartë. Vetting pasuror, duhet të shikohet si i kanë vënë pasuritë me çfarë mjete dhe mënyra. Dhe këtu dalin probleme të karakterit të njërit apo tjetrit. Avokatia ka nevojë për pastrim radikal. Jemi numër i lartë avokatësh për numër banorësh.'

Beqiri thekson se ka avokat që edhe kanë ndërruar emrat dhe janë marrë me trafiqe qëniesh njerëzore.

'Janë bërë avokat numër i konsiderueshëm, 30% nëse bëhet vetting nuk do jenë më avokat. Dalin në studio bëjnë moral, por kanë vjedhur diplomën e juridikut, nuk kanë bërë shkollë të mesme. Kanë ndërruar emra, mbiemra. Kanë qenë trafikantë qëniesh njerëzore dhe kanë ndërruar emra. Po nuk patëm avokat të pastër, nuk do kemi gjyqtarë dhe prokuror të pastër.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?