Kur në vitin 2000 importova për herë të parë në Shqipëri modelin e televizionit informativ, me ekranin të ndarë mes imazheve dhe lajmeve të shkruara, një nga pronarët e një televizioni klasik më tha me ironi: "Urime, keni krijuar një faqe të bukur web". Unë isha i vetmi që bëja atë lloj televizioni këtu dhe mbeta i vetmi edhe për disa vite të tjera. Pastaj ai ‘televizion i çuditshëm’ që dukej si një faqe interneti filloi të tërheqë interesin e madh të njerëzve dhe lindën njëri pas tjetrit imitimet. Sot në Shqipëri janë të paktën 12 televizione të kopjuara nga ideja ime dhe po lindin të tjerë. Një ‘mbidozë’ informacioni që i bën edhe një herë televizionet e informacionit të duken si portale interneti, të cilat shumëfishohen si kërpudha.
Megjithatë, në një ditë si kjo e sotmja, kur Tirana pret një ngjarje historike siç është Samiti i Ballkanit Perëndimor me liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të mbledhur në kryeqytet si asnjëherë më parë, janë pikërisht televizionet informative ato që e ‘shpëtojnë’ informacionin.
Është te pabesueshme të zbulosh se në një ngjarje si kjo të gjitha televizionet kombëtare, duke filluar nga rrjetet publike RTSH 1, 2 dhe 3, televizionet private kombëtare si Klan ose Top, e injorojnë plotësisht këtë ngjarje dhe transmetojnë receta apo telenovela. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë apo qoftë edhe censurë, por për krenarinë kombëtare dhe të drejtën për t'u informuar e gjithë popullata. Është e paimagjinueshme që një ngjarje e një rëndësie të tillë të mund të injorohet nga rrjetet kombëtare të vendit pritës siç po ndodh në Shqipëri.
Si “babai” i televizionit informative në Shqipëri, ndjehem krenar. Ndjehem krenar edhe me faktin se si Report TV me të cilin po vazhdoj traditën e televizionit tim të parë informativ, është i shpërblyer nga teleshikuesit sepse Report TV sot i ka mundur të gjithë. I ka mundur edhe ato kanale që falë telenovelave dhe ‘Përputhjeve’ shpesh fitojnë betejën e audiencës. Por sot përballë informacionit dhe (informimit profesional) edhe ata kanë humbur. (c.b.)
Respekte për ju zoti Carlo. Jeni më i miri dhe keni televisionin informativ më të mirë.
PërgjigjuPopull pa intergritet.Njerez servile dhe medioker qe krijojne televizione.Komplimente Report Tv
Përgjigju.Me shume mori kohe dhe komente grushti ne ftyren e Berishes, se gjithe fjalimet dhe vendimet e e lidershipit europian….Turpi ti mbuloi !
Përgjigju