Ylli Manjani

Politikë

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Manjani: U dhunua Kushtetuta! Nëse do ta kishte bërë Meta, do të ishte shkarkuar

1 Tetor, 16:46| Përditesimi: 1 Tetor, 17:02

  • Share

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dekretin e presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 Bashki, të cilat do të mbahen në 9 Nëntor. Në dekretin e Begajt janë përfshirë edhe zgjedhjet në Tiranë, edhe pse për këtë të fundit ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e tyre.

Ylli Manjani shkruan se nëse dekretin e sotëm të Begajt do ta kishte nxjerrë Ilir Meta, ai do të ishte shkarkuar përmes një komisioni hetimor.

“Por nuk kuptoj fare, po fare fare as Metën dje, kur lëshoi dekret për anulimin e zgjedhjeve e as Begajn sot që dekreton zgjedhje pa vend vakant”, shkruan Manjani.

Ndërsa po ashtu, ish-ministri thekson se si Begaj edhe Meta, kanë dhunuar Kushtetutën!

Postimi i plotë i Majanit:

Nejse, ndoshta nuk vlen më asnjë sekond i harxhuar për të sqaruar Kushtetutën e vendit. Në fakt e kemi stër-sqaruar nenin 115 të saj në çdo okazion publik. Vetë Gjykata Kushtetuese në qëndrim publik dje ka thënë se "...vendimi i qeverisë është automatikisht i pezulluar".

Por nëse dekretin e sotëm do ta kishte nxjerrë Ilir Meta, do ishte ngritur direkt komision hetimor dhe, do ishin çelur proçedurat për shkarkim. Besoj e kujtoni hetuesinë e Ulsiut në krye të komisionit kundër Metës.

Një gjë dua ta them qartë:

E kuptoj plotësisht nevojën politike të një Kryeministri apo të një partie që qeveris për të bërë zgjedhje blic.  Është padyshim në të drejtën e tyre politike të kërkojnë e gjejnë zgjidhje. Ashtu siç edhe PD e Bashës ishte në të drejtën e vet të kërkonte shtyrje zgjedhjeve vendore të 2019-s.  Unë vetë jam në favor të zgjedhjeve.

Por nuk kuptoj fare, po fare fare as Metën dje, kur lëshoi dekret për anulimin e zgjedhjeve e as Begajn sot që dekreton zgjedhje pa vend vakant.

Që të dy kanë dhunuar kushtetutën e shkruar!

Presidenti i Republikës është shtet, jo pushteti.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?