Çdo stinë ka ritmin e vet, por për shumë familje shqiptare një gjë mbetet e pandryshuar gjatë gjithë vitit. Ajo është koha e përbashkët përpara ekranit, aty ku fillojnë kujtimet, emocionet dhe argëtimi i vërtetë. Kështu ka ndodhur prej vitesh. Nga ndeshjet ikonike të futbollit e deri te serialet më të ndjekura, ekrani nuk është vetëm një dritare për argëtim, por një vend ku mblidhen gjenerata të ndryshme.
Për shumëkënd, kjo ndjesi është bërë sinonim i një emri të vetëm: DigitAlb. DigitAlb ka qenë për vite me radhë pjesë e këtij ritmi të përditshëm. Me filma, seriale, dokumentarë, sport, kanale për fëmijë dhe përmbajtje ekskluzive që shoqërojnë çdo stinë, DigitAlb nuk është thjesht një platformë televizive, por një pjesë e shtëpisë, që përshtatet me ty kudo dhe kurdo.
Këtë korrik, në muajin e ditëlindjes, DigitAlb feston me të gjithë ata që e kanë ndjekur në çdo hap të rrugëtimit të tij. Dhe siç i ka hije një feste të madhe, nuk mund të mungonin surprizat për të gjithë ata që duan të shijojnë më shumë evente sportive, më shumë filma dhe më shumë argëtim.
Për adhuruesit e sportit dhe për ata që kërkojnë një eksperiencë të plotë televizive, abonimi 12-mujor në paketën Premium Tokësore kushton vetëm 17,900 lekë, dhe si dhuratë, përfitoni të gjitha eventet sportive verore, pa asnjë kosto shtesë. Nga Botërori i Klubeve, Premier League Summer, Formula 1, Wimbledon, te Kualifikueset Europiane të Klubeve Shqiptare dhe Volleyball Nations League, të gjitha, live dhe ekskluzivisht në DigitAlb. E për ata që duan të mbajnë të bashkuar gjithë familjen përreth ekranit, paketa Familjare Tokësore është zgjidhja perfekte me vetëm 8,900 lekë për një vit të tërë abonimi.
Oferta është e vlefshme deri më 15 Korrik, prandaj abonohuni tani dhe siguroni argëtim cilësor për të gjithë familjen, me programacion të pasur gjatë gjithë vitit dhe me çmime fantastike. DigitAlb ju mirëpret në të gjitha pikat e shitjes si edhe online në çdo kohë në faqen zyrtare digitalb.al. Sepse ndonjëherë, festa më e bukur është ajo që ndodh në shtëpi.
DigitAlb, pjesë e familjes!
