Kronikë

Nëse do udhëtoni jashtë vendi, TIA njofton shqiptarët: Tamponi PCR mund të kryet në aeroport, antigeni jo

25 Qershor 2021, 10:19| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 10:20

  • Share

Shqiptarët që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe duhet të kenë një test negativ me vete për të hyrë në vende të tjera, mund të kryhet në aeroportin e Rinasit. TIA njofton se ky test mund të kryhet në ambientet e aeroportit, por jo testi i antigenit.

"Në vëmendje të pasagjerëve që janë të interesuar për të kryer tamponin PCR para udhëtimit, risjellim në kujdesin e vëmendjes suaj, që tamponi PCR mund të kryhet në aeroport dhe në çdo institucion tjetër të licencuar mjekësor. Antigeni, testi tjetër nuk kryhet në aeroport. Ju falenderojmë për bashkëpunimin, Tirana International Airport", thuhet në njoftimin e TIA-s

Disa vende të BE kanë hequr bllokimin e lëvizjes me Shqipërinë, ku shqiptarët mund të udhëtojnë me një test negativ, pasaportë vaksinimi apo dokument që tregon se e kanë kaluar COVID.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?