Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Politikë

‘Nëse doni të kuptoni ‘idiotët e padobishëm’...!’ Kokalari ironizon Berishën: Non grata nuk është hequr, por mos i thoni gjë! Interferencë në fushatë, s’u paguan kot 6 mln USD

8 Maj, 15:52| Përditesimi: 8 Maj, 16:27

  • Share

Masa ‘non grata’ ndaj Sali Berishës nuk është hequr dhe postimi i gazetarit Mark Caputo ishte vetëm për një interferencë në fushatën elektorale, për shkak të pagesës së majme 6 mln dollarë që ka bërë PD-ja te kompania amerikane “Continental”.

Kështu shprehet aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, me anë të një mesazhi të postuar në llogarinë personale të rrjetit social facebook ditën e sotme (8 maj), duke iu referuar lajmeve të shpërndara nga media pranë selisë blu për mesazhin e gazetarit amerikan.

Madje ajo nënvizon se mjafton të shkikosh ata që shkruajnë se nuk ka më ‘non grata’, për të kuptuar se kush janë ‘idiotët e padobishëm’.

Kokalari shprehet se gazetari Caputo është mik i ngushtë i kreut të kompanisë, Carlos Trujillo dhe ish-shefit të shtabit të sekretarit Rubio, duke shtuar se “6 mln dollarë nuk i paguan kot këta’, pasi sipas saj, “rëndësi ka korrupsioni i radhës”.

Mesazhi i Evi Kokalarit:

“Nëse doni të piketoni kush janë “idiotët e dobishëm”, thjeshtë kërkoni ata që shkruajnë se nuk ka më “non-grata”. Non grata nuk është hequr por mos i thoni gjë.

Gjithashtu, Caputo (gazetari) është nga Florida dhe mik i ngushtë i Trujillos dhe ish-shefit të shtabit të Rubios, kështu që ky tëeet ishte për interferencë në fushatë.

$6 millionë kot nuk paguan këta, por mos kërkoni hiç burimin se pak rëndësi ka korrupsioni i radhës!”

Postimi i Evi Kokalarit në Facebook

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?