Kryeministri Edi Rama në një nga takimet e radhës me asambletë e Kavajës dhe Vorës ka folur me anëtarët e Partisë Socialiste lidhur me zhvillimin politik në vend. Rama ka theksuar se në 11 Maji, Shqipëria duhet të votojë Partinë Socialiste si të vetmen forcë sipas tij që e çon Shqipërinë në ‘ombrellën”europiane.
'Kjo do të thotë që Shqipëria të kaloj në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, nga pashaporta e qytetarit të Republikës së Shqipërisë, nuk do të jetë më si dikur e shoqëruar nga pamundësia.
Ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e barabartë e asaj familjeje, ku ne do flasim gjuhën tonë dhe secili gjuhën e vetë. Por na bën bashkë ombrella që na bën të gjithë së bashku. Se kur hyn në BE hyn tek shtetit përfituese, ashtu si janë investuesit. Më të mëdhenjtë kontribuojnë që të vegjëlit të plotësohen.
Nëse ne gjatë gjithë këtyre viteve nga BE kemi marrë 630 mln euro, duke u bërë anëtarë marrim mbi 1 miliardë çdo vit. 300 mln vetëm për bujqësinë çdo vit. E gjitha kjo mund të mos ndodhi, nëse më 11 Maj Shqipëria nuk voton fuqishëm PS-në dhe për të vazhduar një proces që është një punë e përditshme.
Parafytyroni sikur më 11 Maj rezultati të mos jetë i qartë, sikur gjithë kjo qëndrueshmëri të lëkundet dhe ata të thonë ore më fal ça bëhet, me kë do të punojmë.
Mjafton një rrëshqitje 6 mujore dhe nuk arrihet më gjëja. Kemi qenë gati për të hapur negociatat më para, por nuk ishin ata gati.'-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Më 11 maj fitore të thellë, t’u japim ‘noc rrokun madhështor’! Mundësia për t'u bërë pjesë e BE është reale, mos ndërprisni punën për integrimin
A.Q/r.k./ReportTv.al