Deputeti demokrat Saimir Korreshi bëri edhe një herë thirrje të vijë kryeministri Rama në hetimorin e shëndetësisë duke bërë ironi me koncesionin e check up që sipas tij nxori gratë me prostatë dhe burrat shtatzënë.
'Nëse jeni komision serioz thërrite. Kemi thërritur para përgjegjësisë të gjithë drejtuesit e institucioneve. Ta dish ti për check up që ka nxjerrë gra me prostat dhe burra shtatzënë. Të vijë ta pyesim, si i lë me barrë burrat, si i nxjerr check up?! Nuk kam frikë nga debati. Për të qenë transparent, si do dalim para shqiptarëve, këtë shokun që propozoi këto akademi shkencash si i nxori këto PPP-të. Janë lek që i keni fut në dorë shqiptarëve.'
Lajmi kryesor:
'Hetimori' i Shëndetësisë 16 orë mbledhje maratonë, bllokohet sërish dëshmia e Ilir Beqajt për 'sterilizimin'! Dy ditë peng i debateve PS - PD, s'ka konsensus për shtyrjen e afatit
G.K//ReportTv.al