‘Nëse luan ndokush mendsh’, Idrizi në Report Tv: Greqia në gjendje lufte me ne, çështjen e ligjit ta ngremë në NATO e BE! Rama vuri 'vijat e kuqe'

24 Maj, 18:02| Përditesimi: 24 Maj, 18:49

  • Share

Një moment të ri në politikën e jashtme të Shqipërisë e ka konsideruar kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë. I ftuar në Report Tv, Shpëtim Idrizi analizoi vizitën e Ramës në Athinë, ndërsa tha se kreu i qeverisë vendosi vijat e kuqe me Greqinë, në krye të të cilave qëndron heqja e ligjit të luftës.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi tha se për Ramën ka vend për t’i bërë kritika e opozitë, por shoqëria, politika e media duhet të njësohen sa i takon politikës së jashtme dhe interesit kombëtar të Shqipërisë.

“Një moment i ri në politikën e jashtme të Shqipërisë. Për Ramën ka sa duash vend për të bërë kritika e opozitë. Ne duhet të kuptojmë që kur flitet për politikën e jashtme ne si shoqëri duhet të mësohemi që të flasim me një gjuhë me një qëndrim. Politika e jashtme është mbartëse e interesit kombëtar. Interesi kombëtar i Shqipërisë me Greqinë duhet të përkthehet me politikë të jashtme.

Grekët e gdhendin interesin kombëtar në malin e Olimpit, interesat komb që ka Greqia dhe Shqipëria ne i  shkruajmë në akull. Ky interes duhet ta na njehsojë. Rama atje përmendi disa të vërteta që janë thënë dhe janë lënë shumë herë nga politika shqiptare, që kanë të bëjmë me vijat e kuqe. Vijat e kuqe të Shqipërisë me Greqinë janë heqja e ligjit të luftës, shqiptarët e Çamërisë pensionet dhe më radhë gjërat që na sjell përditshmëria”, tha Idrizi në Report Tv.

Ndalur në ligjin e luftës, të cilin Greqia e ka hequr me Italinë kreu i PDIU thotë se Greqia është në gjendje lufte me vendin tonë, e prandaj kësaj çështje duhet t’i shkohet deri më fund.

“Rama tha një të vërtetë që s’ka qenë shumë e qartë. Rama foli për herë të parë për ekzistencën e gjendjes së luftës bashkë me pasojat e saj për çështje pronësore. Për herë të parë u kuptua që gjendja e luftës është në fuqi, pastaj pasojat juridike mbi pronat. Ne sot jemi me rëndë me çështjet e pronave, jemi në gjendje lufte me Greqinë. Nëse luan ndokush mendsh. Ne s’mund të rime pasiv, kjo ishte e reja që tha Rama”, vijoi Idrizi në Report Tv.

E nëse Greqia refuzon që ta heqë ligjin e luftës, Idrizi thotë se shteti shqiptar duhet të ngrejë këtë çështje në NATO e BE.

Të njëtin ligj me Italinë e ka heq në 1947, me aktin e parë ndërkombëtar që vjen nga lufta, Traktati i Paqes. Me Italinë e ka heq gjysmën, gjysmën tjetër e mban aty. Ne na imponon që të kemi një traktat miqësie. Ministrat e jashtëm të Greqisë që vijnë thotë po ja po e heqim. Nëse Shqipëria qëndron konseguente, që interesi kombëtar është heqja e ligjit të luftës.

Ora 18:49
Shpëtim Idrizi: Kandidimi i Fredi Belerit gafë e opozitës, i dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare

 

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi thotë se kandidimi i Fredi Belerit nga opozita në zgjedhjet vendore të 2023 në bashkinë e Himarës është një gafë e opozitës.

I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi tha se një figurë si Beleri, me 3 emra dhe 3 dënime, nuk i bënte mirë as vendit, as opozitës dhe as grekëve.

“Ka një vit e ca që në çdo studio bëhet diskutim për të drejtat e njeriut me tre emra dhe tre dënime, Fredi Beleri. Njërin e ka për poshtërim të Republikës së Shqipërisë dhe për të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë të vrarë e të masakruar nuk flet njeri. Na thotë Greqia për të drejtat e njeriut të me 3 emra dhe 3 dënime, ndërkohë Greqia është i vetmi vend që nuk njeh asnjë prej minoriteteve. Ajo ishte gafë e opozitës, të marrësh njeriun me 3 emra dhe 3 dënim me burg, një për armëmbajtje pa leje, dy për poshtërim të Republikës së Shqipërisë dhe cenim të simboleve kombëtare, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, nuk i bën mirë as opozitës, as vendit, as grekëve vetë”, tha Idrizi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 24/05/2024 21:28

    a do ishte me mire nje tren orent ekspres qe lidh himaren me korfuzin sepse keto lloj trenash luksoze i sherbejne vetem turizmit ndermjet popujve tane miq qe ne kohet me te lashta kur nuk ekzistonin paraardhesit e Idrizit

    Përgjigju
  • Tani: 24/05/2024 19:25

    E shtyti mire ky. Sa vijne zgjedhjet, fillon ky me çeshjen çame.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?