Nëse një shoqëri simpatizon dhunën...

12 Shtator 2023, 22:11| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 22:15

  • Share

Ndërsa në Shqipëri ndodhin përditë lajme befasuese, për fat të mirë, së fundmi, edhe lajme optimiste si turizmi apo sporti, ndërsa jeta rrjedh drejt një normalizimi shpresëdhënës, diku, në institucione shtetërore, në kafene miqësore, në tavolina interesash, simpatish, miqësish, partish, klanesh, fisnore, biznesi, modifikohen dhe zbuten akte të rënda dhune që u panë nga të gjithë shqiptarët.

Bëhet fjalë për atë që pamë të gjithë: vërshimin e djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, i cili me shokë e fis, iu sul dy vëllezërve Maja me pistoletë e shkopa bejsbolli sepse “po guxonin të protestonin për shpërthimet e guroreve të Rrajave”.

Ajo dhunë, e publikuar me mendjemadhësi dhe mendjelehtësi nga vetë Rrajat, pati disa pasoja politike të lehta me dorëheqjen e deputetit, por pasojat ligjore, ato që do të duhej të ishin të palëkundura në drejtësi sociale, po lëkunden.

Nëse të dhunuarit kërkojnë ndihmë, ulërasin dhimbje, poshtërimin e pësuar, atyre iu thuhet se: Çfarë keni? Doni dëmshpërblim? Mirë jeni! Mund t’ju kishin vrarë!

Në fakt, nëse vëllëzërit Maja do të ishin vrarë nga shkopat e kërcënimet e Rrajave, këta të fundit do të ishin duke gëzuar të mirat e grumbulluara. Problemi më i madh i Malajve, që u rrahën nga Rrajat, është se mbetën gjallë dhe se kanë gojë të flasin.

Problemi i dytë, por jo më i vogël, është se u rrahën nga shqiptarë. Sepse po të ishin rrahur nga grekë, malazezë apo serbë, do të merrnin solidaritetin e të gjithëve. Pra, e keqja mund të vijë nga të tutë dhe duhet të mbyllësh gojën.

Nëse një mjek deri tani ka lehtësuar dhunën fizike, një prokurori, ligji dhe shoqëria duhet të dijë të masë dhe dhunën psikologjike dhe sidomos peshën e rëndë të përçmimit që njerëz me pushtet apo pasuri, kudo ata qofshin dhe këdo që ata përfaqësojnë, bëjnë ndaj më të brishtëve.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ngopja dhe ti një grusht: 13/09/2023 09:45

    Sikur nuk mjaftonin Rrajat po dhe ti i fute një grusht shoqerisë, se ajo e ka fajin që adhuron drurin. Asnjë fjalë nuk the për qeverinë që i mbron Rrajat dhe adhuron drurin ndaj shoqërisë kur s'ka argument për korrupsionin e krimin, e që nuk i dënon Rrajat, ashtu si kapi Bejlerin që është grek me letra. Populli dhe shoqëria nuk adhuron dhunën, është qeveria që e kultivon për nënshtrimin e shoqërisë.

    Përgjigju
  • Bobi: 13/09/2023 09:19

    Nuk e ka fajin shume shoqeria mgjth se shpesh themi qe ne jemi 1 shoqeri e kalbur jo pa te drejte.E ka fajin pandeshkueshmeria qe ende vazhdon.Kush i mbron Rrahjat ate me thuaj.Shkon ne komisariatin e F-Krujes dhe ste pret njeri kur ankohesh per to.E njejta situate ne cdo rreth e qark.Kur ministri i brendshem mbron dhunuesit dhe kercenon Opgj dhe policest e shefat cdo te besh ? Shko ne polici e ankohu per Bajrat ne Shkoder apo Qifin ne Elb apo Tom Doshin ne Tr apo Shkoder .E sigurte qe po dale nga policia te kane bere si fisi Maja ne foto.Shko ankohu per Suel Celen ne Elb dhe provoje pastaj.Keto kriminele jane Monument Kulture mbrohen nga ky palo shtet .Pse ? Sepse ne votime duhen te gjithe keto qe thame.Krimi eshte njesh me politiken ketu tek ne.Ju gazetare e dini po aq mire sa ne njerzit e thjeshte qe Edi Rama nuk ben dot pa krimin qe komandon kudo.Po te them qe me ndihmen e Tom Doshit,Aqif Rakipit ,Ramazan Rrahjes e te tjere te ketij kallepi ai fiton 6 deputete ose me shume qe ia merr nga elektorati i Pd.Pra Edi Rama e nis garen me + 12 deputete para Pd.Pas zgjedhjeve ato kerkojne haracin ndaj dhe kryetaret e bashkive qe jane kukulla bejne ci thone banditet.Nuk e ka fajin shoqeria por drejtesia edhe kjo e reja po deshe ti qe nuk denon e ben shembuj qe te tjeret te mendohen mire per ate qe bejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?