Foto ilustruese

Nëse po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane, ambasada jep disa udhëzime për qytetarët shqiptarë

14 Tetor 2020, 10:34| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 10:36

  • Share

Nëse po planifikoni që të plotësoni lotarinë për të përjetuar ëndrrën amerikane, ambasada ka publikuar disa udhëzime.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lajmëruar qytetarët shqiptarë që të ruajnë numrin e konfirmimit, pasi do t'iu duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit, pasi të dalin përgjigjet.

"Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt ", shkruan ambasada Amerikane.

Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?