Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit dhe rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë, në vëmendje po rikthejmë një deklaratë të deputetit demokrat Edi Paloka.
Ky i fundit në një intervistë disa ditë më parë, u shpreh se nëse Rama fiton zgjedhjet ai nuk do të shkoj më në Parlament.
Me PS-në në krye të garës që duket se do ta qeverisë dhe për katër vitet e ardhshme, pritet të shihet nëse Paloka do të mbajë premtimin apo do harrohet.
“Për mua ajo që ka rëndësi dhe e kam thënë e po e përsëris, mua një karrige deputeti në një parlament që ta drejtojë Elisa apo Taulant Balla apo nuk e di çfarë lloji tjetër nga këta që mban Rama rrotull me kryeministër akoma atë, mua as nuk më duhet”, tha Paloka./TEMA
Komente
