‘Nëse s’do kisha vajzën do shkojë në luftë’, futbollisti ukrainas i City-t: Njerëzit nuk po ushqehen

7 Mars 2022, 11:20| Përditesimi: 7 Mars 2022, 11:21

  • Share

Futbollisti ukrainas i Manchester City Oleksander Zinchenko shpeshherë e ka shprehur indinjatën e tij për pushtimin rus, madje duke shkruar dhe folur saherë i jepet mundësia kundër Putinit. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për BBC ku është shprehur:

“Ka kaluar një javë prej momentit kur vendi im është në luftë dhe unë nuk mund t’i mbaj lotët. Edhe kur jam në makinë duke u kthyer nga qendra stërvitore, nis edhe të qaj. E kam mendjen gjithnjë atje, e imagjinoj vendin ku jam lindur dhe rritur. Tani nuk ka më asgjë aty, është një hapësirë boshe.

Mund t’iu tregoj me mijëra foto dhe video të secilit prej qyteteve që janë shkatërruar. Kjo është një luftë e vërtetë, çfarë po bëjnë ata atje nuk është e pranueshme dhe duhet ndaluar sa më parë. Njerëzit nga Ukraina më dërgojnë fakte mbi atë që ndodh, janë të uritur, nuk kanë më për t’u ushqyer dhe po flejnë në bunkere. Të jem i sinqertë, nëse nuk do të ishte për vajzën time apo për familjen edhe unë do të isha në Ukrainë duke luftuar.

E njoh mentalitetin e njerëzve të mi, ata do të zgjedhin të vdesin dhe nuk do të dorëzohen. Jam shumë krenar që jam ukrainas dhe do të jem përgjatë gjithë jetës sime. Kur shoh njerëzit se si luftojnë për jetën e tyre, nuk kam fjalë që mund ta përshkruaj,”- u shpreh Zinchenko

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?