Foto e postuar nga kryesocialisti Rama në Facebook

Politikë

‘Nëse s’e ke ndarë akoma mendjen...!’ Rama ‘ëmbëlson’ shqiptarët me biskota Pashkësh nga diaspora: Bashkohu edhe ti, t’i japim pa dallim Shqipërisë një shtysë të fortë drejt BE

19 Prill, 17:48| Përditesimi: 19 Prill, 17:52

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka gjetur një zgjidhje pikante për postimin e radhës në murin e llogarisë së tij personale në rrjetin social Facebook ditën e sotme (19 prill): Biskota pashkësh...!

Moto e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, përveç “Shqipëria 2030 në BE” është edhe “dora me numrin 5”.

Kryeministri publikon mesazhe herë pas here me duar të hapura që simbolizojnë edhe numrin e partisë në fletën e votimit, teksa e shoqëron edhe me një zemër të kuqe dhe tre emoji tradicionalë me flamurin shqiptar, të BE dhe “pesëshen”.

Në foto thotë se ka vendosur një postim të dërguar nga diaspora, ku shfaqen disa “biskota pashkësh”, që sipër kanë mbi pëllëmbë edhe “qershinë”.

“VOTO 5! Nëse s’e ke ndarë akoma mendjen, bashkohu edhe ti me këtë familje zgjedhësish nga diaspora, që dërgoi këto biskota Pashkësh dhe të gjithë bashkë, pa dallim, t’i japim përtej të majtës e të djathtës një shtysë të fortë më 11 maj Shqipërisë 2030”, shkruan kryesocialisti në postimin e tij.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?