VATIKAN-Vendime që merren çdo ditë po e bëjnë të domosdoshme vaksinimin në të gjithë botën. Së fundmi është njoftuar se muzetë e Vatikanit duke filluar nga sot kërkuar certifikatën e vaksinimit për vizitorët.
Tashmë askush nuk mund t'i shohë thesaret më të mëdha të artit në botë pa një dëshmi të imunizimit nga COVID-19. Ky vendim vjen si zbatim i masës së miratuar nga qeveria italiane, me qëllim të luftimit të variantit shumë ngjitës të koronavirusit, Delta.
“Mendoj se certifikata e vaksinimit është një masë e mirë sepse kufizon përhapjen e infeksionit. Në këtë vend të gjithë janë të lirë të zgjedhin, prandaj askush nuk është i detyruar të vaksinohet, por për mendimin tim certifikata është gjë e mirë sepse përhapja e variantit Delta nxjerr situatën jashtë kontrollit”, tha Tosca Riboni, një banore e Romës.