Të pyetur nga Instituti Italian GPF Inspiring Research nëse sot do kishte zgjedhje të parakohshme, për këtë do të votonin? 54% deri në 58% e të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, duke shënuar një rritje një raport me 3 sondazhet e para të realizuara po nga Instituti Italian Italian GPF Inspiring Research me president Roberto Baldassarin.
32% deri në 36 % do votonin Partinë Demokratike, që shënon një ulje në raport me sondazhin e 15 qershorit 2019 por një rritje në raport me 2 sondazhet e tjera të mëparshme.
1% deri në 3% do votonin LSI, teksa nga shifrat rezulton se kjo forcë politike ka rënie të ndjeshme kryesisht në raport me sondazhin 13 marsit 2019 ku parashikohej të merrte 3 deri në 9 % të votave të të anketuarve.
Partia Republikane mbetet në të njëjtat kuota teksa merr deri në një 1% të votave si sondazhet e mëparshme.
PDIU luhatet tek 1.5 % deri në 3.5 % të votave ku një rënie në raport me sondazhin e 13 marsit 2019 ku merrte deri 5 % të votave të të anketuarve.
FRD e Bamir Topit mbetet në nivelin e 1 % të votave, ndërsa Bindja Demokratike Partia me e re opozitare e Astrit Patozit, merr 2.5% deri në 4.5% të votave, duke tejkaluar edhe LSI e Monika Kryemadhit. BD njeh rritje edhe në raport me sondazhin e 15 majit ku merrte deri në 4 % të votave të të anketuarve.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i GPF në Report Tv/ 58.9% e shqiptarëve kundër dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve
G.M./xy/ReportTv.al