Nesër 144 vite nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat do t'i kushtohet ditës historike
Ditën e nesërme bëhen plot 144 vite nga Lidhja e Prizrenit, një datë historike për vendin tonë dhe për republikën e Kosovës.
Rezistenca kombëtare e vilajeteve pas luftës Ruso-Turke u formua nga ideologët e kombit shqiptar si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto, Zija Prishtina e të tjerë.
Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar.
Në kuadër të kësaj ditë historike, Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ministritë e arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë në sinkron orën e parë mësimore si orë informuese.
"Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t'i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare."- ka shkruar Kryeministri në Facebook.
Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.
mos me thuaj ke qene edhe ti? o tradhar ngele tu kopju te tjeret o injorant
Përgjigju