Kryebashkiaku Erion Veliaj me një zonjë në një nga autobusat e transportit publik në kryeqytet

Politikë

8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

7 Mars, 18:28| Përditesimi: 8 Mars, 08:25

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar nga qelia se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, transporti publik në Bashkinë Tiranë do të jetë falas më 8 mars, për të gjitha gratë dhe vajzat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj falenderon të gjitha nënat, zonjat e vajzat për kontributin e tyre në përmirësimin dhe zbukurimin e jetës në kryeqytet.

Postimi i plotë i Erion Veliajt: 

Është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. 

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme! 

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?