Politikë

Nesër afati i fundit për dorëzimin e listave/ Aleatët e Berishës në PD, edhe Topalli për Diasporën

11 Mars, 12:13| Përditesimi: 11 Mars, 18:54

  • Share

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur ditën e sotme në selinë blu për zyrtarizuar përfaqësimin e tyre e kandidatëve të koalicionit opozitar “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Ndërkohë në selinë e PD-së ka mbërritur dhe Jozefina Topalli, e cila do të konsultojë finalizmin e propozimeve të kandidatëve të Diasporës me kreun e PD-së Sali Berisha.

Procesi për përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme po hyn në një fazë vendimtare në Partinë Demokratike. Nesër në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar. Sipas marrëveshjes, PD do t’iu japë aleatëve 8 vende në listën e mbyllur.

Krahas aleatëve tradicionalë thuajse të njëjtët edhe të zgjedhjeve të shkuara, ku sërish çamët e grekët do të jenë në të njëjtën ombrellë, për aleancën për “Shqipërinë Madhështore” Berisha ka thirrur në ndihmë edhe Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehri, Sazan Gurin apo Kostaq Papën, ky fundit i njohur për deklaratën e tij të famshme në foltoren e Kuvendit më 2020 kur deklaroi se kur kishte qenë i ri me kaçurrela e lekë, vajzat që rrinin me të kishin pirë më shumë ëhisky sesa ujë.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?