Nesër në 31 korrik, është afati i fundit për bizneset, të cilat duhet të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve kombëtare dhe të respektojnë distancën 20 metra nga kanalet e rrugës.
Qeveria u kujton këtë afat të gjitha subjekteve private, të cilat e kanë marrë një paralajmërim nga IKMT-ja për të çliruar hapësirat e shkelura të sigurisë rrugore.
Pas këtij afati, në 1 gusht, do të nisin gjobat dhe ndërhyrja e IKMT, të cilat sikur rikthekson Kryeministri Edi Rama, do të nisin nga ata që refuzojë të zhvendosen. Masat ndëshkuese do të shkojnë deri në kallëzim penal.
Përjashtim do të ketë për bizneset e ndërtuara me leje, për të cilat kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një riorganizim të hapësirës së tyre. Sipas kryeministrit së shpejti do tu dorëzohet një plan i ARRSh-së, i cili do të parashikojë riorganizimin për bizneset me leje, ku Rama thotë se gardhet kufizuese do t;i tërheqin në maksimumin e mundshëm.
Komente
