Politikë

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës

10 Mars, 23:13| Përditesimi: 10 Mars, 23:19

  • Share

Nesër Apeli  Posaçëm do të shqyrtojë ankimimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kundër masës së sigurisë ‘arrest në burg’ dhënë më 12 shkurt nga GJKKO. Vendimi do të jepet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Të ftuarit në studion e ‘5 pyetje nga Babaramo’ diskutuan nëse duhet të ndryshohet nesër masa e sigurisë për Veliajn.

Endri Shabani i Nismës Thurrje shpreson që SPAK dhe GJKKO të mos sprapset.

“Unë besoj që ky vend do të ecë përpara nëse këtu nuk ka politikanë të paprekshëm. Me këtë lëvizje SPAK ka rritur besimin e vet. Nuk mjafton duhet të avancohet dhe me hetime ndaj Sali Berishës dhe çdo njeriu që ka vjedhur populin shqiptar. Nuk duhet të mbetet tek burgu, është e rëndësishme që të konfiskohet dhe rikthehet pasuria. Kjo është drejtësi dhe mesazhin ta marrin të gjithë ata që janë sulur shtetit si mënyrë për tu pasuruar.”

Gazetari Flogert Muca beson se Erion Veliaj nesër mund të ketë një masë më të butë sigurie.

Edhe analisti Martin Leka thotë se Erion Veliaj mund të hetohej në një masë më të butë sigurie

“Nga burgu nuk të nxjerrin protestat, qoftë dhe ato të shoëbizit por vetëm pafajësia jote. Por përderisa nuk ka vendim të formës së prerë, prezumohet I pafajshëm. Unë mendoj që të gjithë këta, që nga Sali Berisha, Ilir Meta, kryetarët e bashkive, zoti Veliaj etj, për mua me disa kufizime për të mos dalë jashtë shteti mund të hetoheshin në gjëndje të lirë ose arrest shtëpiak por ne nuk duhet ti futemi sistemit të drejtësisë.

S.G/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?