Nesër Berisha takim ‘pajtimi’ me Bardhin, Baçi: Lëvizje e duhur e deputetëve të PD, por e vonuar! Do të marr pjesë

4 Shtator 2023, 14:07| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 14:47

  • Share

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Gazment Bardhit, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe deputetëve të tij besnikë në takimin e thirrur të martën. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe deputeti i PD Luan Baçi gjatë emisionit “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV. Takimi që do të zhvillohet nesër sipas Baçit është lëvizja e duhur e deputetëve të PD, ndonëse e quan shumë të vonuar.

“Do të jem pjesë e takimit të nesërm. Raporti i Berishës me SHBA s’duhet të ketë lidhje me jetën politike të PD. Berisha në gjithë këto vite ka qenë njeriu që ka takuar eksponentë të SHBA. Ajo punë është mbyllur. Takimi i nesërm është një nga veprimet më të mençura. Shumë e domosdoshme e nevojshme dhe shumë e vonuar. Nga nesër nis një tjetër opozitë. Do marr pjesë. Ne na duhet një opozitë e përbashkët”, tha Baçi.

Ndryshe nga Baçi që nga nesër thotë se do të kemi një opozitë të re, analisti Poli Hoxha nuk mendon se do të ketë ndonjë ndryshim, pasi sipas tij, kreu i PD Lulzim Basha ka mbështetjen e eksponentëve ndërkombëtarë. Ai përmendi mesazhet mbështetëse për Kuvendin Kombëtar të PD-së nga disa prej personaliteteve të së djathtës ndërkombëtare, përfshirë eurodeputet dhe senatorë republikanë.

“Kjo përçarje ka nisur pasi SHBA shpalli non grata Berishën. Pastaj ndodhi përjashtimi i zotit Basha. Nuk ka gjë Berisha me zotin Basha. Madje thellë thellë e do me shpirt sepse ka qenë mbrojtësi më i madh. Do më shumë Bashën sepse zotin Bardhi në subkoshiencën e tij. Basha vazhdon t’i qëndrojë ideimit të SHBA. Kjo është përçarja mes tyre”, tha Hoxha.

“Duhet të flasim me realitet se zoti Baçi është deputet dhe merr pjesë në ligj. Duhet të flasim me llogjikë dhe me llogjikë juridike dhe institucionale. Kuvendi i Bashës u përshëndet nga faktorë ndërkombëtarë. Unë si gazetar i lexoj si mesazhe. Përkrahje për SPAK, euroatlantizmi i palëkundur dhe aleanca me SHBA dhe BE dhe lufta për një ringritje”, shtoi me tej ai.

Betejën për të qëndruar në krye të grupit parlamentar pasi Basha i mori kompetencat, Gazmend Bardhi do ta vijojë të martën në mbledhjen me të gjithë deputetët e koalicionit, me qëllimin sipas tij, për të unifikuar opozitën. Berisha është shprehur hapur pro negociatave për të futur të tijët ne grupin e Bardhit.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?