Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në konferencën e tij të fundit në këtë post zbuloi se nuk ka në plan të tërhiqet nga politika malazeze dhe se gjithë jetën ia ka kushtuar shtetit të Malit të Zi.
“Unë nuk po tërhiqem nga politika, ia kam kushtuar jetën zhvillimit të Malit të Zi. Nga çfarë të tërhiqem… Ia kushtova jetën zhvillimit të BE-së në Mal të Zi. Unë jam një qytetar i përgjegjshëm dhe do të vazhdoj ta mbështes atë politikë në këtë cilësi. Gjithçka që i nevojitet asaj politike do ta ketë mbështetjen time”, pohoi 61-vjeçari, i cili ishte në pushtet për më shumë se tre dekada me Partinë Demokratike të Socialistëve, shkruajnë mediat vendase.
Pasi humbi zgjedhjet presidenciale në 2 pril përballë Jakov Milatoviç, Gjukanoviç u tërhoq edhe nga pozita e tij drejtuese në parti. Ndërkohë ditën e nesërme i përfundon zyrtarisht mandate në krye të shtetit malazez.
Ai tha se beson që nuk ka qeveri të përjetshme dhe se vetëm Mali i Zi është i përjetshëm. Të nesërmen Jakov Milatoviç pritet të betohet si president i ri i Malit të Zi. Në ceremoni do marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.