Sociale

Nesër ceremonia mortore për Kryepeshkopin/ Patriarku Bartolome do drejtojë Shërbesën! Liderët politikë të Greqisë në Tiranë, Rama dhe Mitsotakis do mbajnë fjalime

29 Janar, 15:46| Përditesimi: 29 Janar, 15:52

  • Share

Qindra besimtarë vazhdojnë të hyjnë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ për të prekur për herë të fundit, kryebariun e tyre, për t’i puthur duart trupit të pajetë, të Kryepeshkopit Anastas, raporton gazetarja Esiona Konomi.  

Vazhdon të lexohet Ungjilli dhe të mbahen mesha përshpirtjeje. Kanë ardhur dhe klerikë nga jashtë vendit. Ka qenë Mitropoliti i Sirisë, që ka mbajtur një Përshpirtje, ose ka lexuar një fragment të ceremonisë fetare, që e ka bërë në gjuhën arabe.

Ka shkuar delegacioni i Kishës Orthodhokse për të pritur Kryepeshkopin e Qipros në aeroport. 

Mësohet se Patriarku i Konstandinopojës do të mbërrijë nesër në orën 09:00. Do jetë njeriu më i rëndësishëm, i cili do të drejtojë shërbesën e Ceremonisë mortore, në orën 11:00. Patriarku Bartolome do të mbërrijë së bashkë me Patriarkun e Aleksandrisë, ndërkohë që Kryepeshkopi i Athinës, do të vijë me charter së bashku me kryeministrin grek Mitsotakis.

Mësohet se do jenë jo vetëm ministrat e qeverisë Mitsotakis, por edhe lideri i opozitës greke pjesë e ceremonisë. Në orën 11:00 i pari që flet do jetë Bartolomeu, do mbajë fjalimin dhe do drejtojë meshën dhe do kenë fjalën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Mitsotakis. 

Janë marrë masa për dy gjuhë transmetimi, këtu do transmetohet televizioni publik shqiptar, ndërkohë do jetë dhe televizioni publik grek. Patriarku i Konstandinopojës do mbajë fjalën në gjuhën greke dhe do përkthehet nga një prej klerikëve shqiptarë. Gjithashtu dhe fjala e kryeministrit grek do përkthehet në kohë reale.

Sot kanë ardhur figura të ndryshme të vendit dhe politikanë të ndryshëm si dhe klerikë të besimeve fetare. Krerët më të lartë të shtetit pritet të vijnë nesër, përfshirë këtu presidentin, kryeministrin dhe kryetaren e parlamentit. Gjithashtu dhe lideri i opozitës, Sali Berisha pritet të vijë nesër. Lulzim Basha zgjodhi ditën e djeshme për të kryer homazhe.  
 


Lajmi kryesor:

Qindra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas, nesër ceremonia mortore! Drejtohet nga kreu botëror i ortodoksëve, Rama e Mitsotakis fjalim


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?