Kronikë

Ditët e hapura të vaksinimit/ Mbi 19 mijë qytetarë mbi 18 vjeç aplikuan për vaksinë në e-Albania! Specialistja e ISHP për Report Tv: Shmangim shpërthimin nga 'Delta'

28 Qershor 2021, 10:02| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 16:46

  • Share

TIRANË-Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksnimin e qytetarëve mbi 18 vjec e kanë mirëpritur mbi 4 mijë qytetarë që deri paraditen e kësaj të hënë kanë aplikuar në e-Albania për tu bërë pjesë e procesit.  Ata do të kenë mundësi të marrin dozat e një prej vaksinave të përdorura në vendin tonë në vetëm 2 ditë të hapura, më 29 dhe 30 qershor.

'Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00.'- shkruan Manastirliu.

Por në total gjatë periudhës së nisjes së vaksinimit, edhe pse nuk kanë qenë në fashat moshore, Report Tv mëson se janë edhe rreth 19,200 qytetarë mbi 18 vjeç, që kishin aplikuar në e-Albania, dhe janë lajmëruar tashmë nga portali, se do të vaksinohen.

Të gjithë personat të cilët kanë aplikuar tek e-albania që janë personat nga 18 vjec e sipër dhe kanë marrë njoftimin, do të paraqiten sipas njoftimit që është dhënë në qendrat e përcaktuara per vaksinim, në qytetet e tyre ku banojnë për vaksinimin ndaj COVID”-u shpreh specialisja e ISHP.

Specialistja e Institutit të Shëndetiti Publik, Iria Preza tha se në këto dy ditë qytetarët nuk do të kenë mundësi që të zgjedhin vaksinën që duan.

Ato vaksina që janë në gjendje në qendrat  shëndetësore dhe në njësitë vendore shëndetësore në të gjithë vendin, ato do të ofrohen për vaksinim për të gjithë popullatën. Kemi Coronavac, kemi sasi të Pfizer, kemi vaksina Astrazeneca. Edhe vaksina Sputnik, për ato qytete që kanë akoma gjendje edhe ajo do ofrohet”-tha Iria Preza.

 Vakinat mbrojnë nga mutacioni Delta, ndaj thotë Preza një prej arsyejeve për vaksinimin në Open Day,është  shmangia e një shpërthimi të mundshëm të ketij mutacioni në vendin tonë.

Vaksinat që janë në përdorim krijojnë një mbrojtje nga ky mutacion i ri që është mutacioni Delta dhe prandaj është e rëndësishme vaksinimi dhe prandaj vaksinohen dhe kategoritë 18 vjec e sipër pra moshat më të reja në mënyrë që të kemi një ndalim të mundësh të një shpërthimi nga ky lloj mutacioni dhe në vendin tonë. Edhe duke pasur parasysh që jemi edhe përpara sezonit veror kështu që mundësojmë që të kemi një vaksinim në mënyrë që pushuesit që duan të lëvizin të jenë të vaksinuar”-tha ndër të tjera Preza.

Vaksinimi i hapur për cdo qytetar mbi 18 vjec të martën dhe të mërkurë do nisë në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?