Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri

Sociale

Nesër dita e fundit e regjistrimit në kopshte dhe çerdhe, drejtoresha në Tiranë: Shërbimi do vijojë normal edhe gjatë verës! Ja kategoritë prioritare

10 Qershor 2021, 12:39| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:37

  • Share

Dita e nesërme është afati i fundit për prindërit për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhe dhe kopshte. Në një intervistë të dhënë për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri ka sqaruar se aplikimi do të vijojë nesër deri në orën 14:00 dhe më pas dokumentat e dorëzuara do të shqyrtohen për të nxjerrë edhe emrat e fëmijëve që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet.

"Procesi i aplikimit do të vijojë deri nesër në orën 14:00. Në prezencë të një komisioni, të interesuarit janë paraqitur me dokumentacionin përkatës dhe nga një rezyme që kemi, fluksi nga viti në vit është në rritje. Dokumentacioni do dërgohet në Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve të premten dhe më pas do Komisioni do i shqyrtojë për të nxjerrë emrin e fëmijëve që do frekuentojmë çerdhet që do fillojë që në muajt e verës", tha Beqiri.

Ajo tha se numri i aplikimeve është shumë më i lartë se sa vendet bosh, duke bërë me dije edhe kategoritë prioritare. Janë fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijë të prindërve me nevoja të veçanta, fëmijë me status jetimi  apo të prindërve me status jetimi dhe të prindërve që trajtohen me ndihmë ekonomike ata që do të marrin me prioritet këtë shërbim, ndërsa më pas grupimi tjetër janë fëmijët e prindërve që janë në marrëdhënie pune dhe këtu do shihen fëmijët e prindërve me pagën më të ulët.

"Numri i aplikimeve është shumë i larë se vendet bosh, por fillimisht do ta marrin shërbimin kategoritë prioritare, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijë të prindërve me nevoja të veçanta, fëmijë jetimë  apo të prindërve me status jetimi dhe të prindërve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Pas këtij grupimi, grupimi tjetër me prioritet janë fëmijët e prindërve që janë në marrëdhënie pune dhe këtu do shihen fëmijët e prindërve me pagën më të ulët dhe pastaj me radhë. Tirana ka 37 çerdhe, janë 45 kopshte në Tiranën urbane dhe 50 grupe në atë rurale, ky total ka kapacitet për deri në 12 fëmijë në ditë. Në lidhje me shërbimin në çerdhe dhe kopshte nuk ka vend për aludime që është verë dhe shërbimi do të jetë me kohë të pjesshme apo fare. Shërbimi do vazhdojë normal", u shpreh Beqiri.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?