Sot në të gjithë vendin ‘Dita pa makina’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa qytete

3 Prill 2022, 07:04| Përditesimi: 3 Prill 2022, 11:52

  • Share

Sot, 3 prill qytetarët  duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë. 

Në kryeqytet janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve për ditën e sotme në disa rrugë të qytetit, ku kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Po ashtu ky vendim do të respektohet edhe në qytetet e tjera, ku në Belsh ku sot do të ndalohen të qarkullojnë brenda qytetit automjetet duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Në Berat, në mungesë të automjeteve, pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive. Po ashtu edhe në Durrës kufizimi i qarkullimit do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Fierit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës, ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit.

Në Lezhë do të jenë të bllokuara rrugët kryesore të qytetit nga ora 08:00-16:00.

Në ditët pa makina, dy prej akseve kryesore rrugore të qytetit të Kukësit, nga ora 10:00 deri në orën 21:00, do të kenë kufizim të qarkullimit të të gjithë automjeteve, përveç mjeteve të emergjencës, ambulancë, zjarrfikëse, mjete të policisë së shtetit.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve
Tiranë
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti".
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".
Segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D'Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Berat
Do te mbyllet aksi rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja Osumi".

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Fier
Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit). 
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” - nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” - nga kryqëzimi me Rrugën "Vasil Peçuke" deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” - nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Durrës
Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor Durrsaku
Rruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi
Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.

Korçë
Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv."Republika" dhe Blv."Rilindasit" që prej orës 09:00-19:00. 

Lezhë
Bulevardi "Gjergj Fishta" nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit"Besëlidhja";
Rruga "Luigj Gurakuqi", nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Dibër
Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

Lushnjë
Shëtitorja "Kongresi" nga Banka Raiffeisen deri te "Sheshi i Qytetarëve"
Rruga "Misto Mame" nga Gjimnazi "18 tetori" deri tek kryqëzimi "Labëria"

Ora 10:31
Ndërgjegjësim dhe mbrojtje e mjedisit, qarku i Kukësit fillon nismën ‘Dita pa makina’

Nismës  kombëtare “Dita pa Makina”, i janë bashkuar edhe tre qytetet e qarkut Kukës.

Sot më 3 prill, ka filluar zbatimi i nismës “Dita pa makina” me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Në qytetin e Kukësit, nga ora 10:00 deri në 21:00 është ndaluar qarkullimi i mjeteve private në akset rrugore: nga Ujësjellësi deri te Turizmi i Ri. Aksi rrugor nga 6-katëshi deri te Radio Kukësi. Për realizimin e kësaj nisme, bashkia e Kukësit  në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private.

Ora 10:08
E diela e parë e prillit, sot ‘Dita pa makina’ edhe në Vlorë

“Dita pa makina” ka nisur edhe në Vlorë, në të dielën e parë të muajit, sic u paracaktua nga ministria e Mjedisit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të ditës pa makina, në datën 3 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në segmentet e mëposhtme:

  • 1. Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri "Petro Marko", deri te rrethrrotullimi në Skelë.
  • 2. Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli.
  • 3. Në rrethrrotullimin në Skelë do të lejohet qarkullimi për efekt të lidhjes së rrugës "Kosova", me rrugën "Pelivan Leskaj".
Ora 09:39
Berati merr ‘frymë jeshile', sot ‘dita pa makina’

E diela e parë e këtij muaji po vijon pa makina. Sipas udhëzimit të dhënë nga Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes ku data 3 Prill, e Diela pa Makina në Bashkinë Berat u mbyllën aksi i rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja "

Kufizimi filloi në orën 9.00 dhe do të vijoj deri në orën 13.00. Është për të theksuar se qyteti i Beratit ka vetëm një rrugë dhe kufizimi i këtij aksi do vështirësonte disi mbylljen por është menduar të kufizohet vetëm njëri krah aksi anës lumit Osum ndërsa do lejohen të kalojnë mjetet që kanë emergjenca.

Ora 09:19
‘Dita pa makina’, boshatisen rrugët e Fierit (VIDEO)

“Dita pa makina” ka boshatisur rrugët kryesore të qyteteve të Fierit. Kjo tregon se qytetarët e kanë vlerësuar  thirrjen që ka bërë qeveria kur ky kufizim është zbatuar edhe bashkinë e Fierit.

Situata është nën kontroll nga policët e rendin dhe ato të bashkisë.

Ora 08:57
Dita pa makina në Lezhë, qyteti si asnjëherë më parë, rrugët bosh (VIDEO)

 

Në kuadër të ditës pa makina, vendosur nga Qeveria të dielën e pare të çdo muaj, në Lezhë është bllokuar lëvizja e automjeteve ne bulevardin Gjergj Fishta dhe në rrugën Luigj Gurakuqi. Qarkullimi është kufizuar që prej orës 8:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 të ditës së sotme. Diçka e tillë vjen për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 03/04/2022 11:53

    Eshte vendosur zoterinj. Cdo fillim muaji eshte Dita Pa Makina eshte Dita e Betoniereve hahahaha

    Përgjigju
  • Silvia: 03/04/2022 09:34

    Duhej ta udhëhiqte shoqëria civile këtë iniciativë positive dhe të përfshinte gjithë qytetet. Por meqë në Shqipëri punët bëhen me urdher atëherë duhej stop lëvizja me makina në të gjitha qytetet e Shqipërisë, dhe në shërbimet e urgjencës të vihen autobuze e vetëm për spitalet e shkollat. Shqiperia do ishte me e bukur dhe më pak kaotike. Është turp ta mendosh e të shohësh që shqiptarët skane buke te hanë me një cilësi jete nën 0, kanë nga 3 makina për kokë dhe vazhdojnë e ndërtojnë ditën e tyre me paragjykime dhe zdhje të çuditshme pa ndonjë efekt vlerash pozitive!

    Përgjigju
  • Prindi: 02/04/2022 22:38

    Budallalliqet e km nuk kane te sosur. U be data 21 mars pushim per shkollat per te kursyer nafte, u be e shtuna mesim se u gjend nafta per 9 dite.

    Përgjigju
  • SHKODRA: 02/04/2022 18:56

    HAAHAHA shkodra ka dhe qytetare pale tani shkodranet do ikin -10 vjet minus

    Përgjigju
  • Loni: 02/04/2022 15:01

    Vetem Shkoder kurva! qe nuk njeh qeverine sicialiste, nuk i bindet Qeverise per nje dite pa makina.

    Përgjigju
    • Scutari: 03/04/2022 15:35

      Duhet t'a kesh shtëpinë në Pukë se dita pa makina në Shkodër është zbatuar si më të mirët deri në ora 12.00 të se dielës!

    • Parrucjani: 03/04/2022 10:25

      Te paskan mbulu kurvat ne shpi edhe ty,ta paskan pru ne maje te hundes ????

    • Bravo Shkodra: 02/04/2022 17:15

      Idiotesite e km qe vec idiotesirave asnje pune nuk ben. Asnje investim i huaj, Asnje rruge e re e mbaruar Asnje perparim drejt integrimit Asnje perparim ne industrine vendase Asnje perparim ne bujqesi Vecse mashtrime propagande droge dhe idiotesira te tilla per te kursyer nafte gjasme. Ishalla shi me gjyma mos besh dot propagande o dumdum!

  • Qobani: 02/04/2022 12:30

    Evlad për momentin jemi në shkalltë e SOJIT tek hekurudha,paska punë bollë mu lidhë me vendet tjera,rregullat i dini për me rrit SOJIN punoni punoni nëse doni të bahemi sa ma shum Njerzor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?