Foto ilustruese

Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

4 Maj, 22:27| Përditesimi: 4 Maj, 22:29

  • Share

Kjo e dielë do të jetë për qytetarët e Tiranës një “Ditë pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

E diela do të jetë e mbushur me aktivitete të shumta dhe surpriza pa fund.

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues "Tirana pa makina', në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në oren 17:00, në segmentet e mëposhtme:

 - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti.

- Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit" deri  në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

 2. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën "Ibrahim Rugova", Bulevardin "Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri" dhe në rrugën 'George.W.Bush".

 3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

 4. Linja Nr. 13 "Tirana e Re" dhe Linja Nr. 2 "TEG - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni Trenit" të devijojnë në rrugën "Ibrahim Rugova".

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 05/05/2024 03:46

    mbyllni vetem rruget e bllokut,,,rrugen myslym shyri,,,dhe pedonalen tek ish pallati i pionerit...dhe bulevardin nga bashkia e deri tek universiteti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?